Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në resortin luksoz në Tiranë/ Policia arreston 26-vjeçarin, në kërkim një tjetër (EMRI)

Mësohet se policia ka arrestuar 26-vjeçarin Arnaldo Çiçaj, i cili ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ndërkohë është shpallur në kërkim E. S., pasi ka qenë me 26-vjeçarin, kur ky i fundit ka qëlluar me armë.
Featured image of article: Të shtënat me armë zjarri në resortin luksoz në Tiranë/ Policia arreston 26-vjeçarin, në kërkim një tjetër (EMRI) Foto ilustruese

TIRANË– Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e djeshme, ku pati të shtëna me armë në  parkimin e kompleksit  luksoz “Equos”, në fshatin Qehaj. Mësohet se është arrestuar 26-vjeçari Arnaldo Çiçaj, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu, është shpallur në kërki shtetasi E. S., pasi ka qenë me 26-vjeçarin, kur ky i fundit ka qëlluar në ajër. Nuk dihen detaje e sakta të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë:

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Qehaj. Kapet dhe arrestohet në flagrancë personi që gjuajti në ajër me armë zjarri si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, pas marrjes të njoftimit se në fshatin Qehaj, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, menjeherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vijim të veprimeve të para proceduriale ka rezultuar se këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.V/Dosja.al

Shto Koment