Aktualitet

Të shtënat me armë në Vlorë, policia arreston autorin: Ishte i dehur dhe…

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në lagjen “10 Korriku”, ku 36-vjeçari, nën efektin e pijeve alkoolike ka qëlluar me armë.
Featured image of article: Të shtënat me armë në Vlorë, policia arreston autorin: Ishte i dehur dhe… Foto ilustruese

VLORË– Policia e Shtetit ka arrestuar një 36-vjeçar me iniciale Xh.S., nga Vlora, i cili qëlloi me armë zjarri në lokalin pranë një karburanti. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në lagjen “10 Korriku”, ku 36-vjeçari, nën efektin e pijeve alkoolike ka qëlluar me armë.

Vetëm pak momente më vonë, i riu u arrestua nga Policia dhe do të përballet me drejtësinë pasi akuzohet për veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese e municionit” dhe “Kanosja”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër, në lokalin pranë një karburanti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Xh. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe “Kanosja”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment