
TIRANË– Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Elvis Koçi Çaushllari, Feliks Filaj dhe Ersi Çekani.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në Elbasan, ku u plagos Ervis Causholli, i cili mori një plumb në shpatull pas një sherri për motive banale me Migert Qosen. Hetimi ende vazhdon dhe i shpallur në kërkim është Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë ‘Vis Korçari’ është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.
Masa “Arrest me burg në mungesë” është kërkuar për 3 personat e tjerë të përfshirë në konfliktin me armë të ndodhur në lagjen Emin Matraxhiu. Mësohet se 3 të ndaluarit pritet të dalin përpara gjykatës së Elbasanit ditën e dielë.
Po ashtu prokuroria e rrethit Elbasan ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për Gazmir Harremin dhe Gëzim Ballan të arrestuar për trafikimin e lëndëve narkotike të kapur një ditë më parë. Ata u arrestaun pas operacionit të koduar ‘Kështjella’ ku u sekuestruan ditën e djeshme 4.2 kg heroinë dhe 1039.5 gramë kanabis. Droga ishte e fshehur në një furgon që po transportonte lëndë drusore dhe u kap nga uniformat blu të qytetit në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
(A.B)/Dosja.al