Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër/ Policia jep detaje: Është qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit Taulant Pepaj, bllokohen hyrje-daljet të qytetit, blutë në kërkim të autorëve 

VIDEO
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në lagjen “Skenderbeg”, dhe nga të shtënat për fat të mirë nuk ka asnjë person të lënduar. Ndërkohë menjëherë pasi janë dëgjuar të shtënat policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit për kapjen e autorëve të dyshuar.
Featured image of article: Të shtëna me armë zjarri në Shkodër/ Policia jep detaje: Është qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit Taulant Pepaj, bllokohen hyrje-daljet të qytetit, blutë në kërkim të autorëve  Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Makina e cila u qëllua me armë zjarri në Shkodër pak minuta më parë drejtohej nga 30-vjeçari Taulant Pepaj.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në lagjen “Skenderbeg”, dhe nga të shtënat për fat të mirë nuk ka asnjë person të lënduar. Ndërkohë menjëherë pasi janë dëgjuar të shtënat policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit për kapjen e autorëve të dyshuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi: 

Më datë 21.02.2021, rreth orës 11:50, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P. 30 vjeç , banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë preson të lënduar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe FNSh Shkodër ku janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, sekuestrimin e çdo prove që do shërbejë për identifikimin e autorëve.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment