Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Mallakastër/ 63-vjeçari merr kallashnikovin dhe thërret emrin e gruas së vdekur, arrestohet nga Policia, në banesë i gjenden municione luftarake (EMRI)

Mësohet se është arrestuar 63-vjeçarin Dashamir Kullorja, i cili ka qëlluar me kallashnikov. Ndërkohë është arrestuar në Divjakë edhe 25-vjeçari Jurgen Rroshi, pasi në banesë i është gjetur një armë zjarri.

MALLAKASTËR- Policia ka arrestuar 63-vjeçarin Dashamir Kullorja, pasi në lagjen  “5 Shkurti” në Mallakastër ka qëlluar me armë zjarri, duke ngjallur kështu panik tek banorët. Uniformat blu bëjnë me dije se 63-vjeçari është arrestuar në flagrancë, pasi tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia i ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov, ndërkohë në banesën e tij janë gjetur 1245 fishekë, tre krëhra, një ndezës mekanik, granatë ofensive, një shkop gome, një thike me teh të gjatë, një dorezë hekuri, një dorezë me sferë hekuri goditëse, barut për armë gjahu, një radio si ato të Policisë dhe 485 kg duhan i grirë, pa dokument blerjeje.

Ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se 63-vjeçarit i ka vdekur gruaja dy vite më parë. Kjo ngjarje i i ka shkaruar probleme të shëndetit menor. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai kur ka qëlluar  në ajër me armë ka thirrur emrin e gruas së ndjerë.

Sakaq, policia ka arrestuar  në Divjakë 25-vjeçarin Jurgen Rroshi, pasi në banesën e tij në fshatin Tërbuf janë gjetur  1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 2 krëhra dhe 38 fishekë.

 Njoftimi i Policisë:

Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Policia godet 2 raste të armëmbajtjes në Mallakastër dhe Divjakë. Sekuestrohen arsenal me armë zjarri, municion luftarak, granatë me ndezës, radio policie, armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Policia ka vënë në pranga 2 shtetas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas angazhimit maksimal për monitorimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë në të gjitha fushat.

Si rezultat i kësaj pune, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “5 Shkurti” ka pasur të shtëna me armë zjarri, është ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme dhe si rezultat është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 63 vjeç.

Ky shtetas qarkullonte me armë zjarri në lagje dhe qëllonte me armë zjarri duke shkaktuar panik e frikë te banorët. Kur ka parë shërbimet e Policisë, ai ka tentuar të hedhë armën dhe të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë, të cilët i kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov.

Gjatë kontrollit të banesës së 63-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1245 fishekë, tre krëhra, një ndezës mekanik, granatë ofensive, një shkop gome, një thike me teh të gjatë, një dorezë hekuri, një dorezë me sferë hekuri goditëse, barut për armë gjahu, një radio si ato të Policisë dhe 485 kg duhan i grirë, pa dokument blerjeje.

Po në vijim të kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë kanë ushtruar kontroll në fshatin Tërbuf, Divjakë, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin J. Rr., 25 vjeç.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Divjakë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 2 krëhra dhe 38 fishekë. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.V/Dosja.al

Shto Koment