Rajoni

Të shtëna me armë zjarri, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur në Batincë të Shkupit

Një natë më parë në Shkup të Maqedonisë së Veriut pas një sulmi me armë zjarri brenda një lokali është vrarë një person dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Featured image of article: Të shtëna me armë zjarri, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur në Batincë të Shkupit Foto ilustruese

SHKUP– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup, ku si pasojë e të shëntave me armë zjarri ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Nga mediat vendase është bërëme dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në  oborrin e një lokali në fshatin Batincë mbrëmjen e djeshm, ku përleshja ka nisur me sulm verbal, e më pas ka degraduar në sulm fizik, ku kanë përdorur edhe armë zjarri dhe thika.

E për pasojë pas përleshjes një person ka mbetur i vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur.  Ndërkohë sipas deklaratave të policisë autori i krimit nuk është arrestuar ende.

Nga autoritetet përkatëse është mësuarse në Spitalin e Qytetit është dërguar një i plagosur me iniciale SH.P. 29 vjeç nga fshati Batincë, me plagë të rënda nga thika, i cili brenda pak orësh ka ndërruar jetë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu është dërguar në spital N.S, 28-vjeç nga Batinca, i plagosur. Gjithashu  me ambulancë është dërguar me urgjencë në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” edhe M.S 39 vjeç nga Batinca i cili është lënduar me armë zjarri dhe I.G 25 vjeç nga fshati Batincë i cili është lënduar me thikë.

Dyshohet se autori i mundshëm është N.Z nga fshati Batincë i cili është arratisur, ndërsa policia po heton për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe dy predha.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment