Bota

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Alabama, mbetet i vrarë një 8-vjeçar

Një djalë 8-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në Alabama pas një sulmi me armë zjarri në një qendër tregtare një ditë më parë.
Featured image of article: Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Alabama, mbetet i vrarë një 8-vjeçar Pamje nga qendra tregtare ku ndodhi ngjarja.

Alabama- Një 8-vjeçar ka mbetur i vrarë gjatë të shtënave me armë në një qendër tregtare në Alabama. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur dhe gjendja e tyre për jetën është kritike.

Pas kësaj ngjarje të rëndë Shefi i policisë Hoover, Nick Derzis, gjatë një konference për shtyp deklaroi se edhe një e mitur  dhe dy të rritur kanë përfunduar në  spital, pas të shtënave brenda në Riverchase Galleria. Kushtet e tyre nuk ishin të qarta menjëherë.

Djali i mitur

Kjo qendër tregtare edhe dy vite më parë ka qenë objekt i incidenteve të tilla në 2018-ën kur një agjent policie vrau një afro-amerikan të cilin e kishte ngatërruar me një hajdut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autoritetet shpjeguan për mediat se nuk e dinin se sa persona ishin të përfshirë në të shtënat me armë, duke shtuar se për momentin nuk ka të arrestuar. Qendra tregtare tashmë është evakuuar.

Burimi: News9.com

A.C/Dosja.al 

Shto Koment