DiasporaRajoni

Të shtëna me arë zjarri në Prishtinë/ Vjehrri plagos dhëndrin i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Featured image of article: Të shtëna me arë zjarri në Prishtinë/ Vjehrri plagos dhëndrin i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën Foto Ilustruese

KOSOVË– Në rrugën ‘Isa Kastrati’ para pak minutash është plagosur një person. Sipas të dhënave të fundit mësohet se i plagosuri dhe autori janë të afërm.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”,– ka thënë Ahmeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ajo ka bërë të ditur se policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë i cili është shpallur në kërkim.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment