LIVE UPDATES
Aktualitet

COVID-19/ Flet psikiatri i njohur, Borgna: S’duhet ta lëmë veten të zhytemi në dhimbje, të shmangemi nga mbiekspozimi med

26 Mars 2020, 13:00 Nga DOSJA
COVID-19/ Flet psikiatri i njohur, Borgna: S’duhet ta lëmë veten

Intervistë e psikiatrit të njohur Eugenio Borgna dhënë për gazetën “Avvenire” rreth krizës së frikës që ka mbërthyer shoqërinë njerëzore nga pandemia e koronavirusit.

Profesor, Ju keni studiuar dhe parë shumë dhe keni kuruar të sëmurë. Çfarë menduat duke parë ato imazhe të kamionëve të Ushtrisë mbushur me arkivolë që dilnin nga Bergamo?

Në ato imazhe perceptohet e gjithë tragjedia në veprim e sipër, jeta e shumë njerëzve që ikin nën izolim të plotë të çdo përkujdesjeje. Një vdekje e çpersonalizuar që humbet individualitetin e vet dhe bëhet numër, masë.

Një imazh që të sjell ndërmend të rënët në luftë, thelësisht trishtuese. Si ta durosh një gjë të tillë?

Është detyrë dhe domosdoshmëri të shohësh dhe mësosh, por duhet edhe një shmangie nga mbiekspozimi mediatik që do ta na tërheqë në ankth. Është e drejtë të ndjekësh një edicion informativ, por të dëgjosh gjithë ditën në tv, internet apo mediat sociale buletine lufte, të bën keq. Nuk duhet ta lëmë veten të zhytemi në dhimbje, edhe pse jemi pjesë e saj, por duhet të bëjmë atë që duhet: të mendojmë për shtëpinë, fëmijët, punën. Të jetojmë, të reagojmë: dhe me këtë t’i japim një shpresë shpengimi vuajtjes së shumë prej atyre që nuk i njohim.

Co Vid -19 shpërtheu në Itali me një dhunë që na lë të tronditur. 60 vjet më parë, mes viteve ’57-58, gripi aziatik vrau 30 mijë njerëz në Itali dhe më shumë se 1 milionë në mbarë botën. E megjithatë, dhe kjo të mrekullon, gazetat e epokës e referonin atë në faqet e brendshme, me tituj të esëllt: 28 milionë italianë u infektuan. Vdiqën sidomos të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Shkollat dhe fabrikat qëndruan të hapura. Ju, që në vitin 1958 ishin psikiatër në Institutin Neurologjik të Poliklinikës së Milanos, çfarë kujtoni nga gripi aziatik?

Në të vërtetë nuk mund të them se kam qenë dëshmitar i ndonjë momenti veçanërisht dramatik. E megjithatë punoja në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët në spital. Por në një klimë normale, mjetet lëviznin, shkollat dhe zyrat ishin hapur. Shumë sëmureshin, thuajse të gjithë shëroheshin dhe merrej vesh për dikë që vdiste nga ai grip i keq.

Duhet patjetër konsideruar brutaliteti dhe shpejtësia e shfaqjes së Co Vid 19. E megjithatë pati 30 mijë të vdekur nga gripi aziatik. Si shpjegohet atëherë një reagim kaq i ndryshëm?

Arsyet mund të jenë të ndryshme. Së pari në atë kohë, në provinca dhe në fshatra, njerëzit vdisnin akoma në shtëpi. Pranë krevatit të një të sëmuri vinte një mjek që bënte atë që mund të bënte, por ai nuk e shtronte në spital një të moshuar shumë rëndë. Nuk ekzistonte hospitalizimi i sotshëm dhe ndoshta për këtë mendoj se vdekshmëria e gripit aziatik u perceptual më pak. Nga ana tjetër, të rriturit e vitit 1957 ishin veteran lufte, apo të paktën kishin njohur bombardimet dhe urinë: kishin “frekuentuar” vdekjen, e kishin në llogarinë e tyre dhe gripi, ndonëse shumë agresiv u dukej pak në krahasim me atë që kishin kaluar.

Në vitin 1957, televizionet sapo kishin nisur dhe të përditshmet lexoheshin nga një elitë, kurse nga ana tjetër ishte vetëm radioja. Sa ndikon sot përhapja dhe depërtimi mediatik në perceptimin e epidemisë?

Mediat janë një boks i jashtëzakonshëm që informon, por edhe që përhapet dhe ato duhen menaxhuar nga ata që punojnë aty me racionalizëm dhe ftohtësi. Jehona mediatike krijon rezonanca të jashtëzakonshme psikologjike. Dhe ky ankth, përderisa jemi prej mishin dhe shpirti, mund të na ulë mbrojtjen imunitare dhe të na bëjë fizikisht edhe më të ekspozuar.

Profesor, Ju mendoni se kur kjo epidemi të mbarojë do të na gjejë pak të ndryshuar, për sa I përket shpërqendrimit, cektësisë së jetës sonë që e jetonim deri një muaj më parë?

Nuk e di. Me të pushuar rreziku, te njerëzit nis verbëria. Dhe me lehtësi. Do të jetë dikush megjithatë që në këto kohë dhimbjeje do të ketë pakur rastin për të qenë më I vëmendshëm, për të dëgjuar veten dhe të tjetrin më thellë. Po, disa prej nesh, pas kësaj prove të ashpër do të rilindin: të aftë për një shpresë të re.

Marrë nga Respublica.al 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugenio borgna eugenio borgna

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni