Showbiz

‘Të shkretët ne sa të varfër kemi qenë’, të rrethuar nga luksi në Marok, Alketa Vejsiu kujton kohët e vështira: Letrat e çamçakizave i bëja koleksion(VD)

"Jo vetëm që blija  çamçakiza por letrat e tyre i bëja koleksion, të shkretët ne sa të varfër kemi  qenë."-ka thënë Alketa.
Featured image of article: ‘Të shkretët ne sa të varfër kemi qenë’, të rrethuar nga luksi në Marok, Alketa Vejsiu kujton kohët e vështira: Letrat e çamçakizave i bëja koleksion(VD) Jonida Maliqi dhe Alketa Vejsiu

TIRANË- Alketa Vejsiu dhe Jonida Maliqi së fundmi kanë qenë në qendër të vëmendjes me udhëtimin e tyre në Marok.

Ata qëndruan disa ditë në këtë vend unik dhe ndanin  me ndjekësit e tyre  disa nga momentet më të  bukura atje.

Më pas u zbulua edhe nga fotografja e moderatores Alketa Vejsiu se udhëtimi në Marok është zhvilluar në kuadër të një kuadër të një koleksioni me disa veshje unike, që dy emrat  e njohur të ekranit  shqiptar kanë vendosur  ta quajnë ‘HELIUM.’

Ndërkohë disa ditë pas kthimit  nga Marakeshi, Alketa dhe Jonida e kanë thënë hapur se veshjet  e tyre tashmë gjenden edhe online, ndërsa kanë publikuar edhe një pjesë të xhirimeve që kanë  realizuar në këtë vend  kaq unik.

Ndërkohë nga një udhëtim tranzit sipas tyre që dëgjohet ta thonë edhe në video, në një  moment  ku tregojnë se janë në Greqi, Alketa mahnitet me bukurinë e këtij, e ndërkohë dëgjohet të thotë: Jo vetëm që blija  çamçakiza por letrat e tyre i bëja koleksion, të shkretët ne sa të varfër kemi  qenë.

Dëgjoni minutën 2:40

Ndërsa më pas gjatë gjithë videos tregohen qartë vendet luksoze ku ato janë akomoduar.

A.C/Dosja.al

Shto Koment