Aktualitet

Të rinjtë sfidojnë virusin, gazetari bën publike pamjet nga lokali në Gjirokastër: Festë e madhe!

Gazetari Telnis Skuqi ka postuar një video në Facebook ku shihen të rinj duke festuar në një lokal ne Gjirokaster.

TIRANË– Komiteti Teknik ka dhënë urdhër të qartë: Nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në një ambient. Mirëpo njerëzit nuk po e zbatojnë këtë rregull.

Kështu në qytetin e Gjirokastrës njerëzit mblidhen në lokale për të hequr mendjen dhe për t’ja kaluar bukur mirëpo harrojnë se vërdallë është një virus që po merr jetë njerëzish. Këtë e ka treguar gazetari Telnis Skuqi i cili ka postuar një video në Facebook ku shihen të rinj duke festuar në një lokal.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


‘Xhepat shëndosh, pa kush pyet për njerëzit. Dje tek lokali i “Manjolës”, festë e madhe tek lokali Golemllogo, mbi Qafën e Pazarit, Gjirokastër. “Mos e ulni vigjilencën për asnjë moment sepse ky është një virus i pabesë, që të godet atëhere kur nuk e pret. Nëse vetë jeni të bindur se e mundni Covid 19 sepse jeni të rinj apo keni imunitet të fortë, nuk ua kanë për borxh prindërit dhe gjyshërit që t’ua çoni në shtëpi. Mendoni për ta!”, shkruajti dje, kryebashkiaku i emëruar i rilindjes, Flamur Golemi.’- shkruan në Facebook, Telnis Skuqi.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment