Diaspora

“Të revoltuar me politikën e Kosovës.” Mjeku shqiptar në Preshevë: Nuk ka asnjë interesim për ne, as nga Kosova e as nga Shqipëria

Mjeku shqiptar në Preshevë ka deklaruar se atje qytetarët e Preshevës janë revoltuar për faktin që nuk ka treguar interses lidhur me çështjen e COVID-19 as autoritetet kosovare e as ato shqiptare.
Featured image of article: “Të revoltuar me politikën e Kosovës.” Mjeku shqiptar në Preshevë: Nuk ka asnjë interesim për ne, as nga Kosova e as nga Shqipëria Mjeku, Driton Salihu.

PRESHEVË– Koronavirusi ka krijuar tensionjo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovën, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi  e Greqi.

Së fundmi mjeku Driton Salihu, i cili punon në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, ka deklaruar se deri më sot nuk është paraqitur asnjë person i infektuar nga Covid-19.

“Deri më sot në komunën e Preshevës nuk kemi asnjë të prekur me koronavirus.”-ka thënë ai për “Dukagjini”.

Ndër të tjera Salihu është shprehur se në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë janë marrë masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që prej momentit kur u shënua edhe rasti i parë me Covid-19.

Mjeku ka theksuar se çdo qytetar që ka nevojë, shërbimet shëndetësore u ofrohen në orare dhe në hapësira të përcaktuara, në përpjekje të ndalimit të përhapjes së virusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Tani nuk është momenti të kritikojmë as Qeverinë e Kosovës dhe as Qeverinë e Shqipërisë, sepse ato ballafaqohen me pandeminë e koronavirusit, por e vërteta është se deri më sot nuk ka shprehur asnjë interesim për gjendjen në Preshevë asnjëra prej tyre. Qytetarët e Preshevës janë shumë të revoltuar me politikën e Kosovës. Ata i gjykojnë liderët politikë në Kosovë për tensione politike në kohën kur më shumë se kurrë është i nevojshëm bashkëveprimi.”– është shprehur ai.

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 21 viktima nga Covid-19.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment