Aktualitet

Të qara dhe ulërima, gruaja me ‘Benz’ bërtet e tronditur pasi përplasi të moshuarin (Video)

Mësohet se një grua e cila udhëtonte me një automjet tip “Benz Glk”, ka përplasur të moshuarin, i cili po drejtonte një motor.
Featured image of article: Të qara dhe ulërima, gruaja me ‘Benz’ bërtet e tronditur pasi përplasi të moshuarin (Video) Foto nga aksidenti
Përditësuar:

TIRANË– Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngarja ka ndodhur në zonën pranën kompleksit “Delijorgji”, në rrugën e Kavajës.

Mësohet se një grua e cila udhëtonte me një automjet tip “Benz Glk”, ka përplasur të moshuarin, i cili po drejtonte një motor.

Menjëherë pas aksidentit, i moshuari ka rënë pa ndjenja në tokë, ndërsa gruaja shofere ka dalë në rrugë duke qarë dhe duke ulëritur kur ka parë se çfarë ka ndodhur. Gjithçka shihet edhe në videon e publikuar nga Neësbomb.al.

60-vjeçari është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment