Politike

“Të qaj përpara Komisionit Europian?” Bushati-Vuçiçit: Njihni realitetin, bashkëpunimi rajonal s’e zëvendëson hyrjen në BE

Këtë gjë, Bushati e ka kometuar teksa shkruan se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm por që kjo gjë nuk e zëvendëson integrimin në BE.
Featured image of article: “Të qaj përpara Komisionit Europian?” Bushati-Vuçiçit: Njihni realitetin, bashkëpunimi rajonal s’e zëvendëson hyrjen në BE Aleksandar Vucic dhe Ditmir Bushati

TIRANË– Ish-ministri Ditmir Bushati ka replikuar tërthorazi me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Bushati ka komentuar në një status që ka publikuar një gazetare në Tëitter në lidhje me reagimin e Vuçiç referuar selisë së Komisionit Evropian në Bruksel.

Çfarë mund të bëj, të qaj apo të bëj grevë urie përpara Berlaymont? ”Më pyeti kryeministri serb Aleksandar Vučić, duke iu referuar selisë së Komisionit Evropian në Bruksel. “Unë nuk do ta bëj këtë, askush nuk do ta bëjë atë.”– shkruan gazetarja në statusin e saj.

Këtë gjë, Bushati e ka kometuar teksa shkruan se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm por që kjo gjë nuk e zëvendëson integrimin në BE.

Bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e anëtarësimit të #EU të # ËB6. Njohja e realitetit në terren do të ishte një përparim i madh që do t’i jepte fund mosbesimit rajonal, duke ndihmuar në zbatimin e procesit të reformës në mënyrë efektive. Prandaj, nisim rrugën drejt #EU!”- shkruan Bushati.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment