LIVE UPDATES
Politike

“S’ kam lidhje me asnjë oligark”, Basha flet për shtëpinë e re: Kam lëvizur me qira përkohësisht

5 Nëntor 2019, 20:25 Nga DOSJA
“S’ kam lidhje me asnjë oligark”, Basha flet për

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i ftuar në emisionin “Përballje” në TVSh me Lutfi Dervishin. Lideri i opozitës, Basha tha se i vetmi model që duhet ndërtuar është shkatërrimi i modelit oligarkik që ka kapur Ramën.

Ndër të tjera, Basha u shpreh se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar po bëjnë një betejë pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Kryedemokrati sqaroi se kishte lëvizur me qira për një përiudhë të përkohshme, duke shtuar se nuk ka asnjë lidhje me asnjë oligark.

“Kam lëvizur me qira për një periudhë të përkohshme dhe nuk kam asnjë lidhje me asnjë oligark dhe nuk do të kem lidhje me asnjë oligark”. 

Basha: Duhet të shkatërrojmë modelin që ka kapur demokracinë kundër interesit publik.

Pyetje: Opozita ofron shpresë, ofron premtime, bën paralajmërime, denoncime, akuza. Çështja është tek zgjidhjet, cila është nyja gordiane që do të prisni?

Basha: Modeli. Sot Shqipëria nuk ka një model europian të qeverisjes. Sot Shqipëria ka një model kriminal të qeverisjes. Këtu nuk ecën përpara as virtyti, as vlera, as talenti, as aftësia. Këtu ecin përpara kriminelët, hajdutët, arrogantët, servilët. Dhe kjo jo vetëm në politikë, për fat të keq politika e mbulon, e përcjell shembullin në çdo fushë të jetës. E njëjta gjë po na ndodh me ekonominë, e njëjta gjë po na ndodh me arsimin. Dhe kjo është arsyeja përse më të mirët që po na ikin. Ky është paradoksi, ata për të cilët kemi më shumë nevojë janë të parët që po ikin edhe kur ndodhen le të themi në krye të benefiteve ekonomike. Pra, nuk janë më të varfrit që po ikin, janë inxhinierët, janë mjekët, janë ekonomistët, janë sipërmarrësit, është rinia. Pse?! Sepse ky është një model i cili po e çon vendin drejt shkatërrimit. Nuk duhet të shkatërrohet Shqipëria, duhet të shkatërrojmë këtë model. Dhe mënyra e vetme për të shkatërruar këtë model është t’i rikthejmë sovranitetin qytetarëve. Ky model është ndërtuar mbi kapjen e demokracisë, mbi kapjen e institucioneve dhe kthimin e tyre në institucione, në vegla ekskluzive ndaj një grushti njerëzish. Ky grusht njerëzish nuk përfaqëson asnjë interes publik. Madje është luks i tepërt po të thoja që janë socialistë. Këta janë shushunja të cilët janë nga mëngjesi deri në darkë, 365 ditë në vit me llogari: Sa do të nxjerrin nga Porti i Durrësit? Sa do të nxjerrin nga Porti i Vlorës? Sa do të nxjerrin nga Porti i Shëngjinit? Sa do të nxjerrin nga Doganat? Sa do të nxjerrin nga Tatimet? Sa do të nxjerrim nga trafiku i drogës? Sa do të nxjerrin nga PPP-të? Sa nga inceneratorët? Sa nga koncesionet e tjera? Për ta Shqipëria është një lopë që milet. Ata nuk kanë asnjë interes në zhvillimin e vendit. Janë ata dhe kryeministri që përbëjnë pengesën më të madhe kryesore dhe reale për përparimin e Shqipërisë.

Basha: Reforma zgjedhore nuk duhet të jetë një tjetër korrigjim ligjesh. Duhet vullnet politik për të prerë lidhjet e politikës me krimin.

Pyetje: Kushti i parë i Bundestag-ut është realizimi i Reformës Zgjedhore, edhe Matheë Palmer ditët e fundit thoshte se “kam një mesazh të fundit për opozitën jashtë parlamentit, ka një rrugë për ju, merreni, bojkoti nuk ju ka sjellë fuqi më të madhe politike dhe nuk ka mundur që të imponojë zgjedhje të parakohshme. Merrni këtë mundësi, negocioni në mirëbesim për reformën elektorale që kërkoni.”

Lulzim Basha: Ajo që ne kemi bërë është pikërisht kjo. I takonte partisë në pushtet dhe kryeministrit të bënin ofertën e tyre, siç ia ka përsëritur në mënyrë domethënëse në Tiranë dhe në Romë kryeministri Conte, por në fakt ka qenë opozita që ka propozuar instrumentin. Po mbushet muaji që ne kemi propozuar 5 pikat tona, për Reformën Zgjedhore që nisin pikërisht nga ulja pa kushte në një tryezë ku janë të përfaqësuar PS, opozita e bashkuar, faktori ndërkombëtar, por jo vetëm kaq, faktori shoqëror që nuk mund të përjashtohen nga diskutimi për reformën zgjedhore, pasi nuk i takon vetëm partive politike.

 Pyetje: Kushtet e Bundestagut dhe mesazhi i zotit Palmer mund të interpretohen se, nëse do të ketë një zgjidhje ajo do të jetë për zgjedhjet e parakohshme, por së pari duhet bërë reforma zgjedhore. A është PD duke përshpejtuar këtë proces apo duke e vonuar?

Përgjigje: 100% duke e përshpejtuar. Në PD janë 3 grupe të fokusuara në propozimet tona për reformën zgkedhore, në analizën e asaj çfarë ka propozuar PS dhe në aspektin e tretë, që është më i rëndësishmi, sipas asaj që ka propozuar OSBE ODIHR, që është çështja e vullnetit politik. Raporti i OSBE/ODIHR e thotë fare qartë se ligjet aktuale, përfshirë kodin zgjedhor, mundësojnë zgjedhjet demokratike, nëse ka vullnet politik, por është mungesa e vullnetit politik ajo që ka sjellë shitblerjen e votës, kërcënimin e votuesve, presionin ndaj administratës publike, përdorimin e aseteve shtetërore, politizimin dhe keqpërdorimin e policisë së shtetit, cënimin e fshehtësisë së votësdhe votimet në grup dhe situatën e pabalancuar të mbulimit mediatik të fushatës si 7 problemet kryesore. Le ta themi fare hapur. Të gjitha këto çështje janë të mbuluara me ligjet aktuale, shkeljet e tyre janë të gjitha vepra penale. Problemi është se askush nuk shkon para drejtësisë. Ky është sot një nga 9 kushtet e Bundestagut. Ata duan të shohin ndjekje penale të sukseshsme të personave përgjegjës për manipulimin e zgjedhjeve. Në funksion të kësaj, nuk duhet ta shohim reformën zgjedhore thjesht dhe vetëm si një tjetër rishkrim apo korrigjim ligjesh. Padyshim që ka hapësirë dhe ne jemi, veçanërisht të interesuar të bëjmë ndryshime në ligjin për partitë politike, për financimin e partive politike, për t’i bërë ato më transparente. Propozimi im është që të jetë 100% publik dhe të kriminalizojmë donacionet private, për t’i bërë partitë plotësisht të varura nga interesi publik, jo nga paratë e oligarkëve, aq më pak nga paratë e krimit të organizuar. Siç ju thashë, çfarëdo ndryshimesh ligjore të bëjmë, nëse nuk presim lidhjet e krimit me politikën , që na kanë sjëllë në këtë pikë, ku, në mënyrë të përsëritur po na mbyllet dera e Europës dhe ky është dështim personal i kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, atëhërë asgjë nuk do të ndryshojë. Prandaj, për ne themelore në këtë reformë zgjedhore është vullneti poltik. Po bëjmë gjithçka që ky kusht i BE, i OSBE/ODIHR dhe i Bundestagut, të plotësohet sa më parë për t’i hapur rrugë zgjidhjes së vetme që mund të këtë një krizë politike, që janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë e zgjedhjet vendore kushtetuese.
 Pyetje: Nëse kryeministri do të kishte shpallur zgjedhjet përmes rrugës parlamentare 45 ditë. A është PD-ja gati për zgjedhjet parlamentare?

Basha: PD-ja dhe opozita janë gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare që nesër. Gati me program, me ofertë, me vizion, me ofertë dhe gati për t’i fituar. Por Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar po bëjnë një betejë pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Beteja për t’i garantuar qytetarëve që të mos përsëritet më ajo që dëgjoi e gjithë bota në 2017-ën në Durrës, në Elbasan, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë apo ajo që ndodhi në Dibër dhe i parapriu kësaj.

Pyetje: Ajo çfarë kërkohet nga lideri i opozitës janë standardet minimale të transparencës. Ju keni thënë që keni kaluar me qera përkohësisht, por ndoshta njerëzit do të kërkonin një kontratë qiraje…

Lulzim Basha: Këto janë gënjeshtra të cilat janë shpërndarë nga qeveria, me synimin cinik për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve të kësaj qeverie. Sqarimet e mia kanë qënë të plota dhe shterruese. Por, unë nuk kam ndërmend ti hyj dhe të bëhem pjesë e kësaj loje me të cilën ka për qëllim, pikërisht, për të hequr vëmendjen nga e vërteta e hidhur me të cilat përballen sot shqiptarët. Prandaj detyra ime është të jem me shqiptarët, ky është edhe qëllimi i turit në të cilin jam përfshirë dhe do të vazhdoj, për të dëgjuar të vërtetat dhe jo gënjeshtrat që kanë për qëllim pikërisht të heqë vëmendjen nga këto të vërteta. Janë gënjeshtra të pastra pa asnjë bazë. Gjithçka që është hedhur nga ato media të kontrolluara nga qeveria, janë të gjitha gënjeshtra. Është sqaruar gjithçka. Kam lëvizur me qira për një përiudhë të përkohshme dhe nuk kam asnjë lidhje me asnjë oligark dhe nuk do të kem lidhje me asnjë oligark. Sulmet ndaj meje kanë për qëllim të heqin vëmendjen nga këto të vërteta. Dhe nuk kam për t’u tërhequr nga beteja ime kundër asnjë oligarku dhe asnjë të inkriminuari. Pra, kanë për qëllim vetëm të heqin vemendjen nga të vërtetat e hidhura, nga lista e gjatë e dështimeve të kësaj qeverie. Nga negociatat, me Kajmakun, atentatet mafioze kundër prokurorëve. Sa herë që Edi Rama dhe qeveria ndodhën në këto vështirësi, fabrikojnë gënjeshtra kundër meje përsonalisht dhe kundër familjes time.

Ndërkohë, gjatë takimit që pati më herët me të rinjtë në Korçë, në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Basha teksa u pyet për vilën e dhuruar, tha se kjo është një gënjeshtër e Ramës, që sipas Bashës, kryeministri kërkon të heqë vëmendjen nga skandalet e tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha edi rama kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni