Aktualitet

“Të presim në Rinas Dr. Drini Dobin, të nderojmë këtë njeri të rrallë”/ Nisma prekëse e mjekëve për kolegun “dëshmor” të COVID-19

Lajmi është bërë i ditur nga doktor Maksim Basho, i cili u ka bërë thirrje të gjithë mjekëve të të veshin bluzat e bardha dhe të dalin në Rinas.
Featured image of article: “Të presim në Rinas Dr. Drini Dobin, të nderojmë këtë njeri të rrallë”/ Nisma prekëse e mjekëve për kolegun “dëshmor” të COVID-19 Dr. Drini Dobi

TIRANË– Kolegët e doktor Drini Dobit që ndërroi jetë nga COVID, kanë marrë nismën nderuese dhe prekëse, për të pritur në Aeroportin e Rinasit arkëmortit që mban trupin e doktorit

Lajmi është bërë i ditur nga doktor Maksim Basho, i cili u ka bërë thirrje të gjithë mjekëve të të veshin bluzat e bardha dhe të dalin në Rinas. “Eshtë minimum që mund të bëjmë krahasuar me atë çfarë ka bërë ai për të gjithë shqiptarët” shkruan doktor Basho në apelin e tij.

Ende nuk bëhet e qartë se kur do të vijë arkëmorti në atdhe me trupin e mjekut.

Postimi i doktor Maksim Bashos:

Te dashur kolegë, miq dhe dashamires të dr.Drini Dobit..

Është shumë i dhimbshem fakti që vëllai jonë, i miri, gojembli dhe i kudogjenduri Drini Dobi nuk është më mes nesh, per të na dhene nga kurajo, energjia dhe pozitiviteti i tij.

Ndaj për të nderuar figurën e këtij njeriu të rrallë te shekullit ku jetojmë, simboli te mirësisë, profesionalizmit dhe urtësise, ftojmë të gjithë kolegët (të veshur me bluzen e bardhë), si dhe te gjithë dashamirësit e tij, të jemi të gjithë prezent kur trupi i pajetë i Drinit tone të mbërrije në Aeroportin e Rinasit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është minimumi që mund të bëjmë krahasuar me atë cfarë ka bere ai për të gjithë shqipëtarët!

Le të jetë gjithashtu kjo një formë solidarizimi dhe respekti kundrejt gjithë bluzave të bardha që humbën jetën në luftën me këtë armik të tmerrshëm..

Ju perqafoj të gjithëve..Zoti ju bekoftë!

P.S : Do ju njoftoj për ditën dhe orarin kur mbërrin në Rinas trupi i MISIONARIT tone DRINI DOBIT!

Mjeku Drini Dobi u shua në moshën 51-vjeçare pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 më 22 nëntor dhe me kalimin e kohës gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment