Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
“Të pres fytin e të thyej dhëmbët”, rumunia denoncon burrin shqiptar që e përdhunonte prej vitesh: Bindesha që të mo
19 Nëntor 2019, 17:56Nga DOSJA
ITALI– Një 42-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga ditën e sotme pasi akuzohet për dhunë dhe kanosje ndaj bashkëshortes së tij rumune.
Ka qenë vetë 40-vjeçarja ajo që ka marrë iniciativën të denoncojë në polici, partnerin e saj shqiptar. Rumunja tashmë është marrë në mbrojtje nga shoqata “Donne e Giustizia” dhe përpara policiëve italianë ka rrëfyer të gjithë tmerrin që ka përjetuar prej vitesh.
Mediat italianeshkruajnë se 40-vjeçarja ka treguar se shqiptari e pëerndiqte dhe vuante nga një xheloi e sëmurë. Ndër të tjera ajo ka deklaruar se ai i ka thënë konkretisht se nëse e shikonte me një mashkull tjetër do ta vriste dhe do t’i priste fytin.
“Nëse nuk kthehesh me mua do të vras dhe djali do të përfundojë në mes të 4 rrugëve. Nuk e ke kuptuar që të pres fytin? Nëse të shoh me dikë tjetër të vras,”- mësohet të ketë deklaruar rumunja se i ka thënë shqiptari.
Ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje është fakti se e gjithë dhuna është ushtruar prej pesë vitesh në sytë e djalit të tyre të mitur.
Madje, i arrestuari e kërcënuar rumunen që të mos lajmërojë policinë.
“Të thyej dhëmbët, të hedh nga dritarja. Nëse thërret policinë të vras ty, gjykatësin dhe policët,”- mësohet t’i ketë thënë ai më tej.
40-vjeçarja ka rrëfyer më tej edhe faktin që bashkëshorti i saj e kishte përdhunuar ndërkohë që djali i tyre, akoma një foshnjë flinte në dhomën ngjitur.
“Më detyroi të kryenim marrëdhënie seksuale, ndërsa djali ynë, i cili ishte akoma një foshnje, flinte te dhoma ngjitur. U binda që të mos zgjoja djalin,”- mësohet të jetë shprehur ajo.
Tashmë shqiptari është në pranga dhe autoritetet e Anconas kanë marrë gjithçka përsipër.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Një grua është revoltuar ditën e sotme për shkak se harta e Shqipërisë është shtruar në mesin e shesHit “Skënderbej”. Në videon e publikuar n...
FUSHË KRUJË– Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur n...
TIRANË- OSHEE ka njoftuar abonentët se disa zona në Tiranë do të kenë ndërprejet të energjisë elektrike dy ditë në vijim, 20-21 nëntor, për disa ora.Sipas ...
JANINË– Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme teksa transportonte 107 kg hashash drejt Greqisë. Mediat greke shkruajnë se i riu nga Gjirokastr...
VLORË- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën transballkanike në Vlorë. Një makinë tip “Mercedes Benz” ka përplasur një person, i cili k...
TIRANË– Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, e cila garon për një mandat për plotë për postin e kryehetuesit, ka ankimuar renditjen e saj në ...
TIRANË– Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka reaguar, në lidhje me kallëzimin penal që presidenti Ilir Meta firmosi sot ndaj tij, m...