Sport

Të premten luhet derbi i kryeqytetit, FSHF heziton të përgjigjet nëse do të zhvillohet apo jo

Për këtë, pritet që pasdite të ketë edhe një mbledhje që është e zakonshme para çdo derbi mes zyrtarëve të FSHF-së dhe drejtuesve të të dyja klubeve për të përcaktuar axhendën e derbit
Featured image of article: Të premten luhet derbi i kryeqytetit, FSHF heziton të përgjigjet nëse do të zhvillohet apo jo Foto nga ndeshja Partizani-Tirana
Përditësuar:

TIRANË- FSHF po heziton të përgjigjet nëse do të luhet apo jo derbi i të premtes mes Partizanit dhe Tiranës. Menjëherë pas zyrtarizimit të rasteve me “COVID” të dy lojtarëve të të kuqve, burime të besueshme pranë FSHF-së kanë bërë me dije se janë pro vijimësisë së kampionatit në bazë të protokollit shëndetësor të miratuar me Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo në rast se nga përgjigjet që do të dalin sot nga testi i të gjithë ekipit të Partizanit, numri i të prekurve do të jetë i kufizuar.

Mundësisht në vetëm dy rastet e bëra publike gjatë pasdites së djeshme. Në të kundërt, me një numër më të lartë rastesh nga të kuqtë do të vihej seriozisht në rrezik zhvillimi i derbit. Për këtë, pritet që pasdite të ketë edhe një mbledhje që është e zakonshme para çdo derbi mes zyrtarëve të FSHF-së dhe drejtuesve të të dyja klubeve për të përcaktuar axhendën e derbit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment