Aktualitet

Të prekur nga pandemia e Covid-19/ Ndihmë për 10 mijë punonjësit dhe ish-punonjësit e 2020 të sektorit të transportit për Vitin e Ri

Qeveria ka vendosur që për këtë kategori të japë gjithsej vlerën prej 100 milionë lekësh, e cili sipas drejtorit të transportit kjo shumë është siguruara nga fondet e DPSHTRR të realizuara në 2019. Ndër të tjera, Gonxhe ka njoftuar edhe një pagë tjetër lufte për 420 punonjës që nuk e përfituan në qershor financuar nga DPSHTRR.
Featured image of article: Të prekur nga pandemia e Covid-19/ Ndihmë për 10 mijë punonjësit dhe ish-punonjësit e 2020 të sektorit të transportit për Vitin e Ri Foto Ilustruese

TIRANË– 10 mijë punonjës dhe ish punonjës të transportit publik qytetas, ndërqytetës dhe të shërbimit taksi, do të marrin 10 mijë lekë ndihmë para Vitit të Ri. Këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori i transportit Rrugor Blendi Gonxhja. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ai shkruan se ky është një akt solidariteti në prag të festave të fundvitit, pasi sipas tij  transporti është ndër sektorët më të goditur nga pandemia.

Qeveria ka vendosur që për këtë kategori të japë gjithsej vlerën prej 100 milionë lekësh, e cili sipas drejtorit të transportit kjo shumë është siguruara nga fondet e DPSHTRR të realizuara në 2019. Ndër të tjera, Gonxhe ka njoftuar edhe një pagë tjetër lufte për 420 punonjës që nuk e përfituan në qershor financuar nga DPSHTRR.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

DPSHTRR vuri në dispozicion të Qeverisë Shqiptare fondin vjetor të bonusit nga realizimi i bilancit të 2019-ës si ent, duke e hequr nga vetja për tua shpërndarë 10,000 individëve për Vitin e Ri! Akti i tretë sivjet nga DPSHTRR. U miratua sot VKM për Ndihmën Solidare në vlerën 10,000 Lekë për secilin nga 10,000 të punësuarit dhe ish-të punësuarit në vitin 2020 në subjektet e transportit publik, qytetas, ndërqytetës dhe shërbim taksi, që do kalojë direkt në numrat e llogarive bankare sipas listës dhe brenda Dhjetorit 202”, shkruan Gonxhe në facebook. U miratua gjithashtu edhe shtesa për 420 Paga Lufte (26,000 Lekë) për punonjësit dhe ish-punonjësit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetës të cilët nuk mundën ta përfitonin te Paketa e Qershorit (financuar po nga DPSHTRR)!”,- shkruan ai.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment