Politike

Meta letër Kuvendit: Emëroni kandidatin e dytë në Kushtetuese, të zhbllokohet gara

  • KED i përgjigjet Metës: Do të dërgojnë dosjet e 4 kadidatëve të tjerë
  • Meta shkruan në letrën e tij se procesi duhet të pezullohet deri në momentin kur Presidenti të ketë mundësi që të propozojë një meër të ri për në Kushtetuese.
    Featured image of article: Meta letër Kuvendit: Emëroni kandidatin e dytë në Kushtetuese, të zhbllokohet gara Besnik Muçi, Kuvendi dhe Ilir Meta

    TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka dërguar ka bllokuar përkohësisht ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe i ka dërguar një letër kryetari të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe i kërkon që të pezullojë procesin e zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta shkruan në letrën e tij se procesi duhet të pezullohet deri në momentin kur Presidenti të ketë mundësi që të propozojë një meër të ri për në Kushtetuese.

    Ndryshimet kushtetuese të realizuara në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë në 21-22 korrik 2016, i kushtuan rëndësi të lartë mënyrës sesi do ripërtërihej përbërja e Gjykatës Kushtetuese.”, shkruhet më tej ne letër.

    Meta më tej në argumentin e tij shkruan se ai nuk mund të emërojë dy kandidatë njehërazi, pasi i dyti në radhë emërohet nga Kuvendi dhe më parë një tjetër nga Gjykata e Lartë. “Në nenin 179 pika 2 të Kushtetutës, përcaktohet: Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji”, vijohet në letër.

     

    PËR TË LEXUAR LETRË E PLOT, KLIKONI KËTU

    Gjykata Kushtetuese tashmë ka dy anëtarë. Pak ditë më parë Ilir Meta emëroi Besnik Muçin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ky i fundit ende nuk ka përfunduar procesin e rivlerëzimit, pasi çështja e tij është në KPA. Kuvendi ka nisur punën për emërimin e anëtarit të tretë, pasi Komisioni i Ligjeve miratoi listën me 3 kandidatë dhe do të kalohet në seancë për votim.  Deri më tani janë dy anëtarë të kësaj Gjykate, Vitore Tushi dhe Besnik Muçi, por duhet të plotësohen të 9 anëtarët.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment