Rajoni

Të përballur me rrezikun vdekjeprurës, mjekja shqiptarë në Itali rrëfen TMERRIN e ‘uniformës së vetëvrasjes’: Çdo gabim paguhet rëndë

Çfarë është uniforma e vetëvrasjes?!
Featured image of article: Të përballur me rrezikun vdekjeprurës, mjekja shqiptarë në Itali rrëfen TMERRIN e ‘uniformës së vetëvrasjes’: Çdo gabim paguhet rëndë Mjekja shqiptare, Adelona Salaj.

ITALI– Doktoresha shqiptare, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Itali, ka ardhur me një rrëfim të sinqertë, rreth situatës kaotike në spitalet italiane, pas pandemisë së koronavirusit. Sot punon në repartin e kirurgjisë robotike onkologjike dhe të urgjencës duke qenë pikë referimi për gjithë qendrat robotike nëpër botë.

Adelona Salaj është në vijën e parë me pacientët e prekur me Covid-19 në një nga spitalet e Lombardisë. Ajo ka rrëfyer me detaje, rrezikun që mbart ky virus vdekjeprurës dhe rëndësia e të qëndruarit në shtëpi, si e vetmja armë për të mundur koronavirusin.

Ndër të tjera ajo ka folur dhe për ‘uniformën e vetëvrasjes’, duke shpjeguar për kushtet e vështira në të cilat punojnë, dhe shkallën e lartë të rrezikshmërisë që hasin çdo ditë, ndërsa i duhet të jenë të kujdesshmë në detaje edhe gjatë heqjes së uniformës, pasi ka një mënyrë se si duhet hequr, dhe çdo gabim paguhet rëndë.

“Situata nuk është aspak e thjesht, jo vetëm për sa i përket ritmeve të punës sepse për ne është normaliteti, por për kushteve në të cilat punojmë, për frikën që lexon nëpërmjet syve mbi maskën që ka në fytyrë kolegu përballë, apo sytë gjithë terror që pacienti ka ndërsa të shikon të futur në atë që unë e quajë “Uniforma e Vetëvrasjes”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dikush po mendon çfarë është Uniforma e vetëvrasje? Ok, me pak fjalë ka të bëjë me pajisje mbrojtjeje, duhet mësuar përmendësh radha me të cilën vishen mjetet mbrojtëse e mbi të gjitha se si duhen hequr. Çdo gabim apo mos vëmendje paguhen vërtet rëndë,”- është shprehur doktoreshë, Adelona Salaj për gazetën Dita.

Doktoresha shqiptare gjithashtu është shprehur e bindur që nuk e ka frikë virusin vdekjeprurës Covid-19, por ka frikë për diçka akoma më të madhe, për pacientët e saj delikatë.

“Unë nuk kam frikë nga coronavirus, jam e sigurt që në momentin që infektohem mund ta kalojë vërtet shumë lehtë. Unë kam frikë për diçka akoma më të madhe. Unë kam frikë dhe ndaj përdorë maskat dhe dorashkat mbrojtëse në çdo kohë tashmë u bënë dy muaj, sepse punojë me njerëz vërtet delikat. Unë punojë me njerëz që kanë sëmundje tumorale apo probleme shëndetësore që kanë një sistem imuniteti shumë të dobët dhe janë pre shumë e lehtë e këtij armiku të padukshëm,”- është shprehur Adelona Salaj.

R.L/Dosja.al

Shto Koment