Bota

Të pathënat tronditëse të familjes Trump/ Bllokohet libri i mbesës së Presidentit, revoltohen avokatët e saj: Duhet të nxirret patjetër, adreson çështje të…

Mediat e huaja kanë raportuar se Mary Trump ka shkruar librin “Shumë më shumë dhe kurrë mjaftueshëm, si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm të botës’, i cili ishte caktuar që të hidhej në treg më 28 korrik por që tashmë nuk do të jetë i disponueshëm për t’u lexuar nga njerëzit.
Featured image of article: Të pathënat tronditëse të familjes Trump/ Bllokohet libri i mbesës së Presidentit, revoltohen avokatët e saj: Duhet të nxirret patjetër, adreson çështje të… Presidenti amerikan, Donald Trump.
Përditësuar:

NEW YORK-  Gjykata e New York-ut ka bllokuar përkohësisht botimin e disa rrëfimeve të mbesës së Donald Trump.

Mediat e huaja kanë raportuar se Mary Trump ka shkruar librin “Shumë më shumë dhe kurrë mjaftueshëm, si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm të botës’, i cili ishte caktuar që të hidhej në treg më 28 korrik por që tashmë nuk do të jetë i disponueshëm për t’u lexuar nga njerëzit.

Mirëpo avokatët e Mary kanë reaguar duke thënë se ky vendim është i padrejtë dhe se për këtë çështje do ta apelojnë pasi ky libër sipas tyre adreson çështje të një shqetësimi dhe rëndësie të madhe publike rreth një presidenti në një vit elektoral dhe nuk duhet që të bllokohet qoftë edhe për një ditë të vetme.

 “Urdhri i përkohshëm i gjykatës është vetëm për një kohë të caktuar, por prapë ngelet një bllokim paraprak për një fjalim politik thelbësor që dukshëm shkel Amendamentin e Parë. Ky libër adreson çështje të një shqetësimi dhe rëndësie të madhe publike rreth një presidenti në një vit elektoral dhe nuk duhet që të bllokohet qoftë edhe për një ditë të vetme.” tha avokati Ted Boutrous.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mediat kanë njoftuar se brenda librit ka një mori detajesh tronditëse se familja Trump po mundohet me të gjitha mënyrat për të bllokuar botimin e këtij libri. Madje ata kanë thënë se mes Mary Trump dhe presidentit është nënshkruar një marrëveshje konfidenciale, në favor të një zgjidhje për çështjen e trashëgimisë dhe mos botimin e librit.

Mary është vajza e vëllait të Trump, Fred Jr. Trump, i cili ndërroi jetë në 1981-shin nga alkooli.

Burimi:latimes.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment