
TIRANË– Moderatorja Arbana Osmani duket se është përfshirë me të gjitha forcat në promovimin e librit të saj më të ri.
Ditën e djeshme, ajo ka qëndruar jashtë deri në orët e vona të darkës duke bërë foto për kopertinën e një reviste shumë të njohur si “Living”.
Fotot për revistën janë bërë nga i dashuri i saj, regjisori Eduart Grishaj, i cili përkujdeset për çdo dalje të saj publike. Ata të dy kanë postuar një foto teksa janë kokë më kokë duke parë pozat e shkrepura.

Por çifti duket se është i pandarë! Edhe sot ata kanë postuar një foto duke pirë kafen e mëngjesit së bashku.

(k.m/dosja.al)