SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË- Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon se si blihet punimi për diplomë universiteti në sistemin “Bachelor”, duke paguar 180 mijë lekë të vjetra. Një studente për Drejtësi Penale bie në kontakt përmes Facebook-ut me një grup prej 5 të rinjsh, që bëjnë punime diplome. Studentja takohet me ta, bien dakord për temën “krimi në familje” dhe paguan 50 mijë lekë paradhënie.
Vajza- Përshëndetje! Si je?
Studentja- Mirë! Si je ti? Si shkon?
Vajza- Mirë faleminderit! Ne jemi një grup ish-studentësh tanimë, sepse na ka ngel kjo student. Ish-studentë tanimë, që merremi me këtë gjë dhe atje e kemi mbyllur dhe i kalojmë gjërat njëri-tjetrit.
Studentja- bëni vetë d.m.th?
Vajza- Po! Ti je Bachelor?
Studentja- Të gjitha diplomat, ju i bëni vetë, nga fillimi deri në fund?
Vajza- Të gjitha vetë!
Studentja- Jo plagjiaturë?
Vajza- Ne takohemi, japim intervistën dhe grumbullojmë materialin.
Studentja– Nëse unë e bëj tek ju, e kam në duar të sigurta?
Vajza- Tashi varet, s’besoj të jetë… pse e ke me dyshim?
Studentja– E keni kthyer në biznes.
Vajza- Jo, është ideja, thjeshtë. d.m.th, për sa kohë ekzistojnë njerëz pa interes, ne kemi interes ta bëjmë punën, pse jo.
Studentja- Sa kohë ju duhet zakonisht?
Vajza- Shiko! Ne ka raste, që e bëjmë edhe brenda 3 ditësh, po t’më ndihmojë dikush, por…
Studentja- Sa mund të kushtojë?
Vajza- Tani unë nuk të them dot një çmim, sepse më duhet ta diskutoj, kjo është ideja.
Studentja- S’keni një çmim fiks?
Vajza- 220 komplet!
Studentja kërkon, që punimi të mos jetë plagjiaturë, por të jetë serioz, pasi disa pedagogë mund ta lexojnë me detaje. Ajo kërkon të marrë të paktën notën 8 nga ky punim.
Vajza- Të më falësh!
Studentja- Si je?
Vajza- E kemi lënë për dy javë.
Studentja- S’ka problem, sepse unë po e llogarisja, po e mendoja me veten time, dy javë e shumta. Dua, që t’më dalë diçka e mirë. Nuk dua, që t’më dalë diçka…
Vajza- Unë ta thashë d.m.th, që në fillim, pjesën e plagjiaturës e ke të hequr. Pjesën eee…, në qoftë se ka diçka për të ndryshuar.
Studentja- Tani, unë dua t’i bëj gjërat siç duhet, kam shumë besim tek ju, por dua të keni parasysh këtë pjesën, që të kap të paktën një notë të mirë! Unë e kuptoj, që detyra ime është maksimale, kur unë ta prezantoj, sepse unë do ta studioj të tërën, do ta prezantoj siç duhet, por kam nga ata pedagogë, që rrinë dhe e lexojnë me detaje, se çfarë kam shkruar.
Vajza- Po patjetër!
Studentja- Kështu që, të paktën të kap notën 8. Ok? Për pjesën, një paradhënie?
Vajza- A e thua për pjesën e pagesës?
Studentja- Po!
Vajza- D.m.th., një pjesë, si ta kesh menduar ti, ose gjysmën, ose…si ta…
Studentja- Shiko, se unë jam shumë e kujdesshme në këto gjëra, përderisa unë dua, që t’më dalë një gjë e mirë dhe përderisa ju jeni shumë veta, që po punoni për këtë gjë, normalisht që do të keni nevojë për mjete. Në total unë e kam?
Vajza- E diskutuam 1.8, apo jo?
Studentja- 180?
Vajza- Po!
Studentja- Ok! Shumë mirë. Paradhënie 50?
Vajza- Është ok!
Studentja- Ju keni shumë kohë, që merreni me këto punë, kështu që kam besim.
Vajza- Këtë gjë mos ta kesh me merak fare! Ta thashë, është një gjë, që ne kemi kohë, që merremi.
Studentja- Ok! Sa vite keni ju?
Vajza- 5-6…
Studentja- 6 Vite?
Vajza- Po!
Studentja- Vetëm 3 veta, 5 veta sa më the?
Vajza- 5 veta!
Studentja- Numëroji!
Vajza- Është ok!
Studentja- Nuk do t’i numërosh?
Pas dy javësh, tema e diplomës është gati e paguhet edhe shuma e mbetur.
Vajza- Të më falësh shumë! Si je? A je mirë?
Studentja- Mirë, mirë! Si shkon?
Vajza- Të më falësh shumë 1 milionë herë! Si ke qenë?
Studentja- Mirë faleminderit! Si je ti?
Vajza- Mirë, mirë, me gjëra plot. Me strese me gjëra. Të më falësh shumë, sepse nuk të jam treguar korrekte. Këtë gjë unë ta nis me e-mail tani që…
Studentja- Nuk është, se kam shumë bateri. A nuk e ke të printuar?
Studentja- Tani një 50-she e kam dorëzuar. Tani i bie vetëm një 13-she.
Vajza- Po! Faleminderit! Tani, nesër do të nis PoëerPoint-in dhe pres një përgjigje për këtë. Në rregull?
Studentja- Ok!
Vajza- Ndonjë gjë tjetër?
Studentja- Unë do ta marr, do ta shikoj me vëmendje, që ta di fiks edhe unë, nëse kam ndonjë gjë, që…Vajza- Ok!
Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra tha se “ironia e të gjithës nuk është problemi penal, mori lekë, apo nuk më dha faturë, apo ku di unë diçka tjetër. Problemi është shumë esencial, problemi është në qasjen arsimore. Pse mashtrojmë njëri-tjetrin. Pedagogët bëjnë sikur marrin një punë dhe studentët bëjnë sikur dorëzojnë një punim Bachelor. Hiqni dorë nga këto gjëra.”
(Marrë nga Tv Klan)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
30 qershor 2016. Kamerat e sigurisë regjistrojnë një makinë mercedez benz teksa kalon gardhin e jashtëm të aeroportit “Nënë Tereza” dhe futet brenda në pistën e...
Kompania koncensionare, është akuzuar për tarifat që aplikon në aeroportin e Tiranës. Por nëse i referohemi kontratës koncesionare, vihet re se shteti ynë i ka ...
Aeroport “Nënë Tereza”, prej dekadash është i vetmi që operon në vendin tonë. Është një monopol i pastër në transportin ajror të pasagjerëve dhe e vetmja d...
TIRANË- Që pas vdekjes të prindërve, 17 vjeçarja Elona Shuli, kujdeset e vetme në Siri për Suhejdin, djalin e saj 3 vjeçar të lindur atje si ...
Kur kanë kaluar 20 dite nga vrasja e Dritan Haxhollit në Kavajë, Prokuroria vijon ende hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Ende në pranga vijon të...
Një aksident tragjik ishte ai i mbrëmjes së djeshme i cili i mori jetën 2 të rinjve dhe la të plagosur rëndë një të tretë.Në afërsi të rotondos mjeti me të cilë...
ITALI- “Të sjellim Alvinin e vogël në shtëpi“. Asambleja legjislative e Liguria miratoi sot unanimisht axhendën e paraqitur nga nënkryetari i Lidhjes, Paolo Ard...
ITALI– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me operacionin “Digger”, ku një biznesmen shqiptar dhe gruaja e tij në bashkëpunim me disa persona të tjerë vidhnin mj...
FIER- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për proshim dhe shitje të lënëve narkotike. Burime zyrtare bëjnë me dije për Dosja.al se të rinj...
FUSHË KRUJË- Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidneti automobilistik.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një nga të plagos...