AktualitetDiasporaRajoni

Të paktën 12 jetë të marra dhe 10 vrasje të mbetura në tentativë, zbardhet SKEDA kriminale e shqiptarit që u ekzekutua në Athinë

Mediat greke kanë publikuar dhe biografinë e shqiptarit, mbi ‘shpinën’ e të cilit duket se rëndojnë shtatë vrasje (mes tyre ka raste të dyfishta e të trefishta), dhjetë raste vrasjesh të mbetur në tentativë, trafikim të lëndëve narkotike, vjedhje, zhvatje e shumë vepra të tjera penale.
Featured image of article: Të paktën 12 jetë të marra dhe 10 vrasje të mbetura në tentativë, zbardhet SKEDA kriminale e shqiptarit që u ekzekutua në Athinë Foto nga vendi ku u vra shqiptari në Athinë

ATHINË– Aristides Pappas, 34-vjeçari shqiptar që u vra mbrëmjen e sotme në Athinë kishte një skedë të pasur me ngjarje kriminale.

Mediat greke kanë publikuar dhe biografinë e shqiptarit, mbi ‘shpinën’ e të cilit duket se rëndojnë shtatë vrasje (mes tyre ka raste të dyfishta e të trefishta), dhjetë raste vrasjesh të mbetur në tentativë, trafikim të lëndëve narkotike, vjedhje, zhvatje e shumë vepra të tjera penale.

Disa prej krimeve ku ishte përfshirë shqiptari:

Vrasja në 2008 në Keratsini

Vrasja e trefishtë në Kolonos në vitin 2007

Vrasje e dyfishtë në Athinë në 2007

Vrasje në një kafene në Keratsini në vitin 2008

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vrasje në vitin 2008, trupi u gjet në një zonë pyjore

Vrasje në vitin 2008 në Athinë

Vrasje e trefishtë në një kafene në 2008 në Agios Panteleimon

10 raste vrasjesh të mbetura në tentativë

Shqiptari u vra sot me tetë plumba në kokë. Autori është futur qetësisht në lokal, ka shkuar pranë tavolinës ku ndodhej shqiptari dhe e ka qëlluar atë tetë herë në kokë duke e lënë të vdekur. Më pas ai ka marrë një taksi dhe është ‘zhdukur’.

E shkuara e tij është pista që grupi hetimor ka mbi tavolinë për hetimin e këtij krimi. Nëna e viktimës ka bërë fajtorë shqiptarët për vrasjen e të birit, por pa thënë emra.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment