Showbiz

Të paharrueshme e Eurovizionit, Jonida Maliqi: Letrat poshtë derës tek dhoma e hotelit, jashtë vendosin në bluza flamurin shqiptar! Eneda Tarifa: Publiku ynë do edukuar

VIDEO
E ftuar në 'E diela shqiptare', bashkë me koleget e saj, Kejsi Tola, Juliana Pasha dhe Eneda Tarifa, Jonida tha se nuk do të harronte asnjëherë letrat që gjente poshtë derës së dhomës së hotelit ku rrinte.
Featured image of article: Të paharrueshme e Eurovizionit, Jonida Maliqi: Letrat poshtë derës tek dhoma e hotelit, jashtë vendosin në bluza flamurin shqiptar! Eneda Tarifa: Publiku ynë do edukuar Jonida Maliqi
Përditësuar:

TIRANË– Këngëtarja Jonida Maliqi ka treguar disa nga momentet më të paharrueshme për të gjatë eksperiencës së saj në Eurovizion.

E ftuar në ‘E diela shqiptare’, bashkë me koleget e saj, Kejsi Tola, Juliana Pasha dhe Eneda Tarifa, Jonida tha se nuk do të harronte asnjëherë letrat që gjente poshtë derës së dhomës së hotelit ku rrinte.

Nuk harroj kurrë ato mesazhet, letra, kartolinat, që i gjeja çdo ditë poshtë derës së dhomës së hotelit. Kanë qenë shumë të bukura, madje më vinte çudi, që fansat e Eurovizionit vinin me T-Shirt me flamurin shqiptar, gjë që ndodh shumë rrallë me fansat shqiptar,”– tha Maliqi.

“Për mua në fakt ka qenë ditëlindja, unë kam festuar ditëlindjen një ditë para se të dilja në skenë në Eurosong. Sigurisht që e kam festuar si asnjëherë tjetër, me të gjithë këngëtarët e Eurosong-ut dhe do të mbetet një nga kujtimet më të bukura për mua,”– tha Juliana Pasha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Eneda Tarifa shtoi gjithashtu se fansat jashtë janë mbresëlënës.

“Te njëjtën gjë do thoja sepse kanë një respekt ndaj artistit, kanë një venarizim ndryshe, ndoshta Shqipëria nuk është mësuar të ketë këtë lloj vlerësimi ndaj artistit. E vlerësojmë ne, nuk është se nuk e vlerësojmë artistin, por nuk e shohim si një gjë larg dhe të paprekshme. Ne jemi gati që çdo mit ta çmitizojmë dhe heronjtë tanë dhe jo më këngëtarët. Kështu që unë mendoj që kjo pjesë duhet edukuar tek publiku shqiptar,“- tha ajo.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment