Rajoni

“Të ndërtojmë mur me Shqipërinë”, deklarata e pazakontë e politikanit nga Mali i Zi

Madejovic e bën këtë deklaratë pasi sipas tij, shqiptarët kanë bandat më të fuqishme dhe në këtë mënyrë nuk do përhapej krimi.
Featured image of article: “Të ndërtojmë mur me Shqipërinë”, deklarata e pazakontë e politikanit nga Mali i Zi Kreu i Lëvizjes Malazeze për Ndryshim, Nebojsha Medojevic

MALI I ZI- Një politikan nga Mali i Zi ka bërë një deklaratë të pazakontë. Kreu i Lëvizjes Malazeze për Ndryshim, Nebojsha Medojevic, siç bëjnë me dije mediat në Malin e Zi, ka premtuar ngritjen e një muri me Kosovën dhe Shqipërinë kur ai të vij në pushtet.

Madejovic e bën këtë deklaratë pasi sipas tij, shqiptarët kanë bandat më të fuqishme dhe në këtë mënyrë nuk do përhapej krimi.

Kjo deklaratë sjell dhe reagime të polikanëve shqiptarë në Mal të Zi, të cilët e dënojnë këtë reagim.  Nikollë Gegaj tha se pikëpamjet e Medojevicit nxisin urrejtjen fetare dhe intolerancën ndërshtetërore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shokuese e ka quajtur këtë deklarataë nga ana tjetër, Fatmir Gjeka, kreu i Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-kryetar i Komunës së Ulqinit.

Pas reagimeve të shumta, Medojevic sqaroi se kjo deklaratë ishte ekskluzivisht kundër mafias shqiptare dhe asaj malazeze.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment