LIVE UPDATES
Politike

“Të ndalet plaçkitja”, Vetëvendosje në Shqipëri kundër traut në Rrugën e Kombit: Kastrati dhe “Salillari vjelin qy

4 Gusht 2019, 15:24 Nga DOSJA
“Të ndalet plaçkitja”, Vetëvendosje në

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri, në një deklaratë të sotme ka reaguar kundër taskës së Rrugës së Kombit.

Vetëvendosje këtë tarifë e quan një palçkitje dhe kërkon që të ndalet sa më parë. “Dy kompanitë koncensionare “Kastrati sh.a.” dhe “Salillari sh.p.k.” vjelin 10 Euro vajtje-ardhje për veturat dhe 45 Euro për kamionët”, shkruhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

DEKARATA E PLOTË

Plaçkitja në “Rrugën e Kombit” duhet ndalur

Tarifat e larta të vendosura në “Rrugën e Kombit” nga qeveria Rama lumturojnë ata që janë kundër bashkimit kombëtar, pengojnë zhvillimin e ekonomisë kombëtare, rrisin pabarazinë dhe mirëmbajnë padrejtësitë. Publiku e di që nisma për kontratën koncensionare të këtij aksi rrugor ka nisur nga qeveritë e mëhershme, para vitit 2013, por realizimi i saj u bë pikërisht vitin e kaluar, me këtë qeveri, që nuk kishte nevojë të ndiqte të njëjtën linjë, e aq më pak të vendoste tarifa kaq të larta. Dy kompanitë koncensionare “Kastrati sh.a.” dhe “Salillari sh.p.k.” vjelin 10 Euro vajtje-ardhje për veturat dhe 45 Euro për kamionët. Këto tarifa janë të larta edhe në krahasim me tarifat rrugore të shumë prej vendeve të zhvilluara të BE-së, e jo më për pjesën dërrmuese të shqiptarëve që kanë disa herë më pak të ardhura, e jetojnë me më shumë vështirësi. Rreth 10 milion Euro kanë qenë fitimet e nxjerra prej dy kompanive vetëm për tre muaj e gjysëm në fund të vitit të kaluar, përmes parave të buxhetit të shtetit dhe tarifave.

Trau i kësaj rruge është një kufi i dytë që pengon lëvizjen e lirë në rrafshin horizontal, dhe kontribuon në dëmtimin e mobilitetin shoqëror në rrafshin vertikal. Tarifat e larta përbëjnë shkelje të së drejtës së lëvizjes së lirë, duke qenë se udhëtarëve u mungon rruga alternative. Sipas Instatit, në muajin e parë të vendosjes së tarifave, numri i hyrjeve të shqiptarëve të Kosovës u ul me 11%, në raport me të njëjtin muaj një vit më herët, ndërsa hyrjet në maj të këtij viti kanë rënë me 19%,. Por ky largim është shumë më tepër sesa thjesht më pak të ardhura. Qeveria e Shqipërisë duhet të kuptojë se shqiptarët e Kosovës për Shqipërinë nuk janë thjesht përqindje në statistika.

Fitimet për dy kompanitë kanë qenë stratosferike. Prandaj, trau funksionon edhe si pengesë e shtuar vertikale ekonomike. Ata që tashmë kanë shumë, kompanitë koncensionare, po fitojnë edhe më shumë prej atyre që kanë shumë më pak. Praktika të tilla si Partineriteti Publiko-Privat (PPP) janë në funksion të modelit neoliberal që pasuron edhe më shumë të pasurit, dobëson shtresën e mesme dhe varfëron edhe më tej të varfërit, duke u bërë pengesë e shtuar në mobilitetin vertikal shoqëror të shtresave më në nevojë. Ndërkohë që të varfërve ua ka shtuar tarifat, kjo qeveri të pasurve ua ka ulur taksat në fitimet e nxjerra prej dividendëve.

Organizimi në protesta kundër kësaj padrejtësie të kthyer në model qeverisës ka qenë e mbetet i drejtë. Mirëpo, më 23 korrik të këtij viti, prokuroria e vendosur në funksion të pushtetarëve biznesmenë dhe biznesmenëve me pushtet që kontrollojnë politikat, kërkoi dënim me burg për 8 qytetarë të Kukësit që kishin protestuar kundër tarifave të qeverisë Rama. Në një shtet që interes kryesor ka fitimin e biznesit të madh, si në rastin e tarifave të “Rrugës së Kombit”, vjedhja me letra që u bëhet qytetarëve mbetet e pandëshkuar, prandaj tentojnë të ndëshkojnë qytetarët që kundërshtojnë. Sistemi gjyqësor, që nuk kapë asnjë peshk të madh grabitqar, tenton që t’i bëjë peshk qytetarët, duke i hedhur rrjetat e një drejtësie selektive.

Shqiptarët nuk e kanë harruar taksën “Majko”, që mori 200 milion Euro për “Rrugën e Kombit” por më tej u avullua, dhe as ndërtimin e mëvonshëm të kësaj rruge me kosto abuzive që shkuan në 1.2 miliardë Euro nga buxheti. Por, njëkohësisht nuk harrojnë se paguajnë 27 lekë për çdo litër nafte pëmes taksës së qarkullimit, e cila vjet mblodhi 159 milionë Euro për mirëmbajtjen e rrugëve. Pretendimi se Qeveria nuk ka fonde për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” bie kur merret parasysh se nga kjo taksë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka raportuar zyrtarisht se ka shpenzuar 123 milion Euro për mirëmbajte, borxhe, sinjalistikë, emergjenca dhe gjithçka që lidhet me rrugët. Dhe sërish, nga taksa e qarkullimit kanë tepruar 19% e parave të grumbulluara, për të cilat nuk dihet se ku kanë vajtur.

Fjalët e mëdha, në mbledhjet e dy Qeverive, janë pasuar nga vepra të vogla apo nga devijimi prej premtimeve fillestare drejt masave që cenojnë kohezionin e politikave kombëtare dhe ekonomike. Në kohën kur Republika e Kosovës i ka vendosur tarifë 100% të gjithë mallrave të Serbisë, qeveria e Shqipërisë ka bërë një gjest aspak të pjekur, me vendosjen e tarifave tek i vetmi korridor që i lidh në çdo aspekt dy Republikat shqiptare.

Tiranë, 4 gusht 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

Taksa e vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për “Rrugën e Kombit”, ka shkaktuar debat të madh nga momenti i vendosjes e deri me tani. Si në Shqipëri edhe në Kosovë kjo tarifë rrugore është kërkuar të hiqet. Por, ajo ende vazhdon të qëndrojë aty, e qytetarët që kalojnë duhet të paguajnë tarifën prej 5 Euro.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kompania koncensionare levizja vetevendosje ne shqiperi taksa ne rrugen e kombit kompania koncensionare levizja vetevendosje ne shqiperi taksa ne rrugen e kombit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni