LIVE UPDATES
Politike

Të moshuarit mbetën në radhë! Justifikohet Manastirliu: S’ka problem nëse doza e dytë merret me vonesë, po presim vaksi

22 Maj 2021, 16:40 Nga DOSJA
Të moshuarit mbetën në radhë! Justifikohet Manastirliu:

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pranuar se Shqipëria nuk ka më vaksina kineze. E ftuar në News 24, Manastirliu tha se Shqipëria po pret që të vijnë edhe 500 doza të tjera Sinovc, ndërkohë që për ditë më radhë të moshuarit kanë mbetur në radhë në qendrat shëndetësore e në çadrat e ngritura në sheshin ‘Skënderbej’, por pa mundur të marrin dozën e tyre të dytë.

Por, për Manastirliun kjo gjë është normale, pasi siç tha dhe ajo vetë: Nuk ka asnjë problem nëse dozë ne dytë e merr me voneseë!

PYETJA: Çfarë ka ndodhur me dozën e dytë të vaksinës kineze?

OGERTA MANASTIRLIU: Është operuar që një pjesë e madhe të Sinovac janë përdorur në tërësi dhe me një shpejtësi të madhe për vijimin e fushatës së vaksinimit, duke superuar përqindjen e dozave të dyta. Nuk ka një problem shqetësues nëse doza e dytë bëhet në disa ditë në avancë. Ne qeveria shqiptare ka vijuar punën e saj për të bër të mundur që të vijnë 500 mijë doza të tjera të Sinovac dhe për të vijuar më tej me rivaksinimet me dozat e dyta, pasi një pjesë e madhe e kanë bërë dozën e dytë.

Për të vijuar dhe me vaksinimin. Kjo është vaksinë e njëjtë si doza e parë. Vijon doza e dytë me të njëjtën vaksinë. Ndërkohë vijojmë me Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik-V. Akti normativ është akt që përcakton thjesht paketimin e vaksinës, por vaksina është e njëjtë. Formula dhe vaksina e cila vjen dhe ka ardhur dhe është administruar në popullatë është e njëjta, por paketimi është i ndryshëm. Duhet në akt që kjo vaksinë të regjistrohet dhe të merrte autorizimin në Shqipëri. Fakti që Shqipëria ka arritur që në kohë të shkurtër, brenda as dy muaj e pak të arrijë të vaksinojë mbi 700 mijë qytetarë dhe përfshirë këtu edhe ata të cilët kanë bërë dozat e dyta, tregon vullnetin e qeverisë shqiptare për të bërë proces të shpejtë për të shpëtuar jetë. S’ka lidhje me fushatën elektorale, shëndeti qëndron në majën e piramidës së vlerave.

Rama, qeveria shqiptare është përpjekur që në momentet kur vendet e rajonik nuk aksesonin dot në vaksinë, ne morëm vaksina dhe filluam procesin. Ne kemi një kontratë të nënshkruar për 500 mijë doza të tjera, janë 2 milion e 800 mijë doza të nënshkruara, qoftë me distributorët e autorizuar, COVAX, marrëveshjen me Pfizer. Vullneti i qeverisë për të bërë hapa dhe vaksinuar sa më shumë qytetarë për të mbrojtur jetët e tyre. Për të qenë gati e për të vaksinuar popullatën.

Sa i përket Pfizer, ka udhëzim të ISHP kujt duhet ti administrohet kjo vaksinë. Ka më shumë studime tek popullatat me sëmundje të caktuara. Është testuar shumë më herët. Ne po vijojmë, mjeku i familjes është ai që po vendos se cila vaksinë bëhet për pjesë të caktuara të të sëmurëve kronikë. Përgjatë gjithë javëve që shkuan do të vijojmë të kemi çdo të hënë. Presim për AstraZenecën rreth 40 mijë doza të reja këtë maj. Shfaqja e efekteve anësore është e përshkruar në çdo vaksinë. Jo në Shqipëri, por në vende të botës ka pasur disa vendimmarrje që janë hedhur poshtë nga EMA ku është thënë që vaksina, problematikat që kanë ndodhur në vende të ndryshme s’kanë pasur lidhje shkak-pasojë me AstraZenecan, vaksina ështëe sigurt dhe efektive. Ka patur shumë minimale hezitime dhe vijon vaksinimi i popullatës dhe me këtë vaksinë.

Procesi i vaksinimit është ndërprerë në shumë qytete në vendin tonë, pasi dozat mungojnë prej një jave. Mungesa e vaksinave kineze “Coronavac” ka sjellë kaos në qendrat e vaksinimit, jo vetëm në Tiranë por edhe rrethe. Të moshuarit janë paraqitur për të injektuar dozën e dytë të vaksinës kineze mirëpo janë kthyer pas në shtëpi, pasi nuk ka doza të mjaftueshme të vaksinave kineze, ndërkohë nga autoritetet nuk ka pasur një reagim zyrtar.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manasitrliu nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave

Vrasja e 7-vjeçares në Potam, Arjan Tase mbërrin në Gjykatë, mbahet i fshehur nga kamerat

Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar, duhet dorëheqje

A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër?Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes pikante

Protesta para Kryeministrisë/ Bashkohet Ilir Meta dhe Sali Berisha

Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!

Vrasja e 7-vjeçares, agravohet protesta, qytetarët përplasen me policinë

Manovra e rrezikshme në Shëngjin, Policia reagon pas videos me jet-ski: S'është aktuale

Fusnin mallra kontrabandë, arrestohen 4 persona

Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm

Meta ngushëllime në familjen Avdia:Vrasje e paralajmëruar, tallje të thuash se kemi siguri në plazhe

E konfirmon! Berisha: Sot do jem në protestë si qytetar

Aksidenti me një viktimë në Elbasan, kamioni e bën COPË 'Benzin', autori qëndron ende në timon

Berisha te familja e 7-vjeçares: Krim horror, akt i kryer nga një njeri i qeverisë

Berisha del i përlotur nga familja Avdia

Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në familjen Avdia

Tragjedia/ Nano vizitë te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja ime, jam këtu si prind

Zjarr i madh në Vaun e Dejës, mali i Zefjanës përfshihet nga flakët

Operacioni 'Streha' në Tiranë, i shpallur në kërkim për prostitucion, në pranga Klodian Lila

Faza e 11-të e operacionit 'Restart'/ Do transportonin drogë me kamion drejt Turqisë, 2 të arrestuar

Komisari Tase aksidentoi për vdekje të miturën, Nano: Kush abuzon me detyrën ka dënim maksimal

Do jetë i pranishëm në protestën për vdekjen e 7-vjeçares? Meta: Varet nga axhenda ime

'Shteti ka rënë'/ Meta: Koha e mjekimit për Ramën po vjen, jemi në gjendje emergjence

Tragjedia në Himarë 'harrohet' nga drejtuesit e skafeve, në Sarandë qarkullojnë shumë pranë fëmijëve

Vrau të miturën në breg të detit, Policia Kufitare heq skafin nga vendngjarja

Ç'duhet të ndodhë që të vihet mësim? Disa orë pas tragjedisë, skafet lëvizin lirshëm në Himarë

"O Tani, jam unë, nuk doja"/ Momenti pas vrasjes së fëmijës, Tase mbi gomone, i kërkojnë llogari

'Plumbin do hash'/ MOMENTI kur ish-komisari i Himarës shikon fëmijën e vdekur, njerëzit: Vriteni!

Fëmija përplaset nga skafi në Himarë, i mituri merret nga ambulanca, policia rrethon zonën

Ndërtuan pa leje një mol dhe hodhën inerte në det, arrestohen 3 persona në Vlorë

Vrau partneren në Elbasan, Mici në gjyq: Nuk e mbaj mend ditëlindjen, s’kam lekë për avokat

Gara për projektin Milot-Fier, Rama: Akuzat se kompania ishte paracaktuar një vrimë në ujë

Rama: Do transformojë ekonominë dhe turizmin, afron ndjeshëm jugun me veriun e vendit