Aktualitet

Të moshuarit marrin dozën e dytë të vaksinës në ‘Air Albania’! Mes tyre Margarita Xhepa, mësuesit pritet të marrin vaksinën AstraZeneca, sonte mbërrijnë 9,320 doza nga ‘Pfizer’

VIDEO
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme gjatë procesit, aty ku dhe shkëmbeu disa fjalë me aktoren e njohur. Teksa e pyet se mos ka pasur ndonjë shqetësim, aktorja i rrëfen ministres se nuk ka pasur asnjë problem. Në fund minisrja dhe aktorja përshëndeten mes tyre me anë të grushtit. 
Featured image of article: Të moshuarit marrin dozën e dytë të vaksinës në ‘Air Albania’! Mes tyre Margarita Xhepa, mësuesit pritet të marrin vaksinën AstraZeneca, sonte mbërrijnë 9,320 doza nga ‘Pfizer’ Pamje nga vaksinimi

TIRANË– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i të moshuarve mbi 80-vjeç në stadiumin ‘Air Albania’. Të moshuarit do të marrin dozën e dytë të vaksinës ‘Pfizer’, javë pasi morën dozën e parë. Në mesin e të moshuarve të parë që iu injektua doza e dytë, ishte aktorja e njohur shqiptare Margarita Xhepa, e cila u vaksinua së bashku me personalitetet javë më parë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme gjatë procesit, aty ku dhe shkëmbeu disa fjalë me aktoren e njohur. Teksa e pyet se mos ka pasur ndonjë shqetësim, aktorja i rrëfen ministres se nuk ka pasur asnjë problem. Në fund minisrja dhe aktorja përshëndeten mes tyre me anë të grushtit.


Gjatë fjalës së saj, ministrja u shpreh se do të vijojë dhe vaksinimi i mësuesve në të gjithë territorin e vendit. “Është shumë e rëndësishme që të bëhet mbulimi territorial. Sot janë planifikuar rreth 2500 doza vaksine vaksinim për herë të parë dhe rivaksinim në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu do të vijojmë me vaksinimin në të gjithë rrjetin e shkollave për të nisur me vaksinimin e mësuesve”, është shprehur Manastirliu.

Ndër të tjera, ministrja bëri të ditur se me dozat e AstraZeneca, primarët do të jenë dhe të mosharit mbi 80-vjeç ashtu si dhe mësuesit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Me dozat e AstraZeneca do të shtrihemi edhe tek moshuarit mbi 80 vjeç, si kategori prioritare. Do të jetë edhe AstraZeneca që do të të përdoret për vaksinimin e kësaj kategorie si edhe për mësuesit”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ditën e sotme nga Lezha, se mbrëmjen e sotme pritet të vijnë në Shqipëri, 9,320 doza të vaksinës Pfizer. Ditën e premte mbërritën në Shqipëri 38400 doza vaksinë të AstraZeneca-s, të cilat do të vihen në përdorim ditën e sotme për vaksinimin e mësuseve në të gjithë vendin.

Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 71,160 doza vaksinash Pfizer dhe AstraZeneca. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 24,887 doza të vaksinës. Janë vaksinuar 18,822 personel shëndetësor dhe staf mbështetës si dhe 5065 të moshuar dhe arsimtarë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment