Politike

“Të mos dalim nga takimi pa rezultat”, Rudina Hajdari si Donald Lu, si mbylli në zyrë ish-ambasadori Ramën dhe Bashën pas ping pong-ut me Reformën në Drejtësi

Deputetja Rudina Hajdari ka ftuar palët që të mos dalin nga takimi i Këshillit Politik, derisa të gjejnë konsensus për çështjet e pazgjidhura.
Featured image of article: “Të mos dalim nga takimi pa rezultat”, Rudina Hajdari si Donald Lu, si mbylli në zyrë ish-ambasadori Ramën dhe Bashën pas ping pong-ut me Reformën në Drejtësi Rudina Hajdari dhe Donald Lu

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka ftuar palët në tryezën zgjedhore, që të mos e mbyllin mbledhjen, derisa të arrijnë kompromision për çështjet e pazgjidhura. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan, se palët duhet të punojnë pa pushim për të kapur afatin e përcaktuar dhe duhet të mendojë në interes të shqiptarëve. Ajo ka theksuar edhe njëherë nevojë për listat e hapura, për t’i dhënë më shumë pushtet shqiptarëve në zgjedhje.

Postimi i plotë

Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto çështje: Sistemin Zgjedhor; Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve; Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore; Kolegjin Zgjedhor. Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve, ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila t’i rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqiptarët, qartazi, sot duan të kenë më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura. Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi i administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar. Unë mbetem e vendosur për t’i zgjidhur këto çështje, ndaj i ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Thirrja e Hajdarit është e ngjashme me atë të ish-ambasadorit amerikan, Donald Lu, kur në Shqipëri, Partia dhe Socialiste dhe Partia Demokratike kishin futur në ngërç Reformën në Drejtësi. Ai u bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kreu të opozitës, Lulzim Basha, që të gjenin kompromisin për Reformën në Drejtësi, ose përndryshe të mbylleshin në Kryesinë e Kuvendit përjetë. Lu vendosi të ashpërsojë tonet dhe të heqë dorë nga gjuha diplomatike, pas zvarritjeve të shumta të reformës.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment