Bota

Të miturit po luanin futboll, nëna e tre fëmijëve i fton në shtëpi dy prej tyre, me njërin akuzon seksualisht

Teah Vincent, joshi dy 14-vjeçar pranë shtëpisë së saj duke i ofruar një gotë uji. Ndërsa me njërin prej tyre ka abuzuar seksualisht.  
Featured image of article: Të miturit po luanin futboll, nëna e tre fëmijëve i fton në shtëpi dy prej tyre, me njërin akuzon seksualisht Teah Vincent

ANGLI-Teah Vincent, është një nënë 32-vjeçare, e cila është hedhur në gjyq pasi ka joshur dy djem të mitur, të cilët po luanin futboll para shtëpisë së saj në Woolaston Gloucestershire në Angli.

Sipas mediave të huaja, Teah Vincent, joshi dy 14-vjeçarë pranë shtëpisë së saj duke i ofruar një gotë uji. Mësohet se me njërin prej tyre ka abuzuar seksualisht.

Djali i tregoi situatën në shtëpi prindërve dhe ata njoftuan policinë. Sipas deklaratës së djalit në polici, ajo abuzoi me të për rreth 5 minutave dhe më pas i tha të zbriste me shokët e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vincent, e cila ka tre fëmijë në shkollën fillore, pranoi se ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin në 21 tetor 2018, por u shpreh se besonte se ai ishte mbi 16 vjeç në atë kohë. Ndërkohë ajo është është shpallur e pafajshme, por gjyqi vazhdon ende nga prindërit e djalit.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment