Aktualitet

“Të merren nën hetim”, avokati merr në mbrojtje Kokëdhimën: Të bëj kallëzim për turistët, mund ta vrisnin

Imeraj në reagimin e tij shkruan se pronari i lokalit duhet të bëj kallëzim penal për vrasje të mbetur në tentativë, por dhe për vepra të tjera penale që rrjedhin nga zhvillimi i ngjarjes.
Featured image of article: “Të merren nën hetim”, avokati merr në mbrojtje Kokëdhimën: Të bëj kallëzim për turistët, mund ta vrisnin Avokat Gjergj Imeraj dhe Mihal Kokëdhima

TIRANË- Avokati Gjergj Imeraj në një reagim në Facebook, ka reaguar në lidhje me ngajren e ndodhur pak ditë më parë në Porto Palermi, ku Mihal Kohëdhima u përplas me disa turistë shqiptarë e të huaj.

Imeraj në reagimin e tij shkruan se pronari i lokalit duhet të bëj kallëzim penal për vrasje të mbetur në tentativë, por dhe për vepra të tjera penale që rrjedhin nga zhvillimi i ngjarjes. “Ata duhen te meren nen hetim per vrasje te ngelur ne tentative ne bashkpunim. Sic shihet pronari ka ne dore vetem telefonin dhe bertiste ndaloni sa te vije policia”, shkruan avokati.

POSTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pronari duhet te beje kallezim penal per vrasje te ngelur ne tentative dhe vepra te tjera penale qe rrjedhin nga zhvillimi i ngjarjes, ndersa media duhet te kishte investiguar nepermjet pyetjes se stafit te lokalit se si ka nisur kjo histori…shkaku-pasoja…flitet per manipulim te vidjos me qellim justifikimin “arrogant”,qe ka bere grupi i turisteve me dy shoqerues te kompanise turistike .Ata duhen te meren nen hetim per vrasje te ngelur ne tentative ne bashkpunim. Sic shihet pronari ka ne dore vetem telefonin dhe bertiste ndaloni sa te vije policia………………… Te tjerat jane brockulla shqipetare…..servilizem ndaj te huajve qe ne vendin e tyre nuk i ka ne llogari kush

Dy ditë më parë në Qeparo, pronari i restoranit “Panorma”,  Mihal Kokëdhima, pas një debati me klientët i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë. Me duart me gjak e i kapur mbi kofano Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë. Sot biznesmeni ka dalë para gjykatë dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment