Politike

Të martën parlament, votohen 11 dekrete të Metës/ Cilët do t’i drejtohen foltores për herë të fundit, mes tyre dhe ministri Pandeli Majko

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, deputetat, ministri dhe kryeministri Edi Rama do të rikthehen në sallë për të diskutuar lidhur me disa projektligje.
Featured image of article: Të martën parlament, votohen 11 dekrete të Metës/ Cilët do t’i drejtohen foltores për herë të fundit, mes tyre dhe ministri Pandeli Majko Parlamenti

TIRANË– Të martën mblidhet Kuvendi i Shqipërisë! Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, deputetat, ministri dhe kryeministri Edi Rama do të rikthehen në sallë për të diskutuar lidhur me disa projektligje.

Gjithashtu në seancën e ardhshme të 4 majit do të kalojnë për votim edhe 11 dekrete të kthyera pas nga presidenti Ilir Meta. Po ashtu, seancat deri në mbylljen e këtij sesioni parlamentar do të jenë shansi i fundit për disa deputetë për t’ju drejtuar qytetarëve nga foltorja. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për 28 prej tyre, përfshirë opozitën e re dhe emra të rëndësishëm të maxhorancës, këto do të jenë ditët e fundit në sallë. Mes tyre përmendim ministrin e Diasporës, Pandeli Majkon dhe kolegët e tij, Mimi Kodheli, Ervin Bushati e Ilir Beqaj. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment