Sociale

Të marrësh kredi për të bërë fëmijë / Historia emocionuese e çiftit që u bënë me trinjakë pas 15 vitesh martesë

Të martuar prej 15 vitesh, ata janë bekuar së fundmi me ardhjen në jetë të trinjakëve Amel, Mabel dhe Elsian.
Featured image of article: Të marrësh kredi për të bërë fëmijë / Historia emocionuese e çiftit që u bënë me trinjakë pas 15 vitesh martesë Prindërit e trinjakëve

Kjo është historia e Enver dhe Etleva Zinës. Të martuar prej 15 vitesh, ata janë bekuar së fundmi me ardhjen në jetë të trinjakëve Amel, Mabel dhe Elsian.

Përmes lotëve ata rrëfyen për emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus emocionet e plotësimit të ëndrrës së tyre të kahershme, ndonëse me kredi.

Kemi pritur shumë, kurrë nuk i humbem shpresat… Na është dashur të marrim kredi për të bërë fertilizimin In Vitro pasi nuk i kemi patur mundësitë ekonomike më parë”, është shprehur mes emocionesh Etleva, e cila 5 muajt e fundit të shtatëzanisë i ka kaluar në spital pasi kishte komplikacione.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Deri tani paskemi jetuar një jetë boshe, pa kuptim, pa një motiv, me zor e prisnim por nuk e kishim menduar asnjëherë se çfarë gëzimi do të ishte. I mbaj në duar dhe ende nuk më bësohet që janë të mitë”, vijon Etleva.

Të dy prindërit e rinj janë aktualisht të papunë e ndërkohë që duhet të mendojnë për të ushqyer tre të vegjëlit e tyre, ata duhet të shlyejnë edhe kredinë që morën pikërisht për të realizuar ëndrrën e tyre.

Marrë nga Vizion Plus

Shto Koment