Aktualitet

Lirimi i të fortëve nga burgu, në ‘lupë’ dosjet e tre viteve të fundit në burgje, hetohen për shkelje dhe favorizime

Brenda këtyre dosjeve janë edhe vendimet e marra për lirim me kusht të të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm si numri dy i bandës së Durrësit Endrit Dokle, Gert Gjinarari i njohur ndryshe si Gert Gjenerali si dhe Ergys Kolavri që ishte dënuar me 20 vite burg.
Featured image of article: Lirimi i të fortëve nga burgu, në ‘lupë’ dosjet e tre viteve të fundit në burgje, hetohen për shkelje dhe favorizime Gert Gjenerali, Endrit Dokle, Sardian Sulejmani dhe Ergys Kolaveri
Përditësuar:

TIRANË– Të gjitha dosjet e tri viteve të fundit të firmosura nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë vënë nën hetim dhe po inspketohe për të parë nëse ka patur shkelje në vendimet e marra. Dosja.al mëson se qëllimi i këtij hetimi është për të parë nëse janë favorizuar të dënuarit për të përfituar lirinë me kusht apo edhe nëse ka patur shkelje të tjera nga punonjës të sektorit juridik apo të edukimit.

Brenda këtyre dosjeve janë edhe vendimet e marra për lirim me kusht të të burgosurve të dënuar me burgim të përjetshëm si numri dy i bandës së Durrësit Endrit Dokle, Gert Gjinarari i njohur ndryshe si Gert Gjenerali si dhe Ergys Kolavri që ishte dënuar me 20 vite burg. Tashmë vendimet dhe urdhrat e firmosur nga Agim Ismaili ndodhen në duart e të gjtiha IEVP-ve në vend dhe nëse gjenden shkelje, personat e përfshirë do ët kallëzohen në prokurori.

Endrit Dokle u lirua nga burgu me vendim të Gjykatës së Krujës, të firmosur nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila disa vite më parë liroi nje tjëtër të rrezikshëm si Genc Tafili. Ministrja Gjonaj kërkoi shkarkimin e saj nga detyra, por gjyqtarja ‘ia hodhi’ me një masë disiplinore. Ergys Kolaveri u lirua nga Gjykata e Apelit në Tiranë, dhe u la në ‘arrest shtëpie’ edhe pse ishte i dënuar 20 vite burg. I lirë u la edhe Sardian Sulejmani, të cilit prej tetorit të vitit të kaluar, Gjykata i ka falur 5 vite burg për sjellje të mirë. Sulejmani ishte dënuar nga Gjykata e Lartë me 25 vite burg, me akuzën “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, për shkak se i kishte bërë dy herë atentat Lulzim Berishës dhe për “Vrasje me paramendim”, pasi akuzohet se ka vrarë Avni Gashin, ngjarje e ndodhur në vitin 2005. Vendimi është marrë nga Gjyqtari Piro Sota, i cili i ka falur Sulejmanit 4 vjet, 10 muaj e 17 ditë burgim, me arsyetimin se i dënuari kishte sjellje të mirë në burg, e probleme familiarje.

Dosja.al dërgoi kërkesë zyrtare për informacion në të gjitha kanalet e informimit për Drejtorinë e Burgjeve, dhe drejtorit Agim Ismaili, por pa marrë përgjigjie. Burgjet heshtën, ndërsa ‘xhirot’ e të burgosurve vijuan. Altin Avdyli u filmua teksa doli nga burgu dhe shkoi për vizitë në poliklinikën nr.3 të Specialiteteve në qendër të Tiranës. Ndërkohë, Emiljano Shullazi ishte emëruar deri dje përgjegjës biblioteke duke përfituar ulje të ditëve të dënimit, dhe Dritan Dajti, u shoqërua me eskortë për tek klinika private në ish-bllok. Partia Demokratike denoncoi se po përgatitet lirimi i Arben Grorit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto lirime kanë frymëzuar edhe të burgosur të tjerë, konkretisht Admir Tafilin, të dënuarin me 2 burgime të përjetshme i cili kërkon ulje të dënimit. Duke përdorur skemën e Indrit Dokles, Tafili ka kërkuar të përfitojë ulje të dënimit, kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata e Burrelit. Admir Tafilaj është dënuar me 2 burgime të përjetshme, dhe 22 vit burg për vrasje e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi. Ai njihet edhe si kreu i grupit të ‘tritolit’ pasi teksa ndodhej në burg porositi vrasjen e Ibrahim Manit përmes Kristi Pinës, një bashkëpunëtor tashmë i drejtësisë.

Artur Metani, kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë iu përgjigj interesit të gazetarëve për gjendjen e drejtësisë dhe sqaroi se prioriteti i ILD është lirimi i të dënuarve para kohe, referuar këtu rastit më të fundit, atij të Endrit Dokles.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment