Politike

“Të largohet, vendi po keq-qeveriset”/ Arta Dade kundër Ramës: Do mbahet mend për ato që nuk ka bërë

Arta Dade sërish kundër Ramës.
Featured image of article: “Të largohet, vendi po keq-qeveriset”/ Arta Dade kundër Ramës: Do mbahet mend për ato që nuk ka bërë Arta Dade dhe Edi Rama

Tiranë– Sërish Arta Dade ka dalë kundër kryeministrit Edi Rama. Së fundmi në emisionin e gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv ajo u shpreh se  kryeministri Edi Rama duhet të largohet, pasi vendi prej më shumë se një viti nuk po qeveriset.

Por nuk u ndal me kaq, ajo theksoi se  Rama dhe politikanë të tjerë si ai, mbeten në histori për ato që nuk kanë bërë.

“Mua më duket që vendi nuk po qeveriset prej 1 viti. Mesa duket nuk po e shoh që Rama të largohet. Ka politikanë që mbeten në histori për ato që kanë bërë dhe për ato që duhet të kishin bërë, por që nuk kanë bërë. Por fatkeqësisht Partia Socialiste që ka qenë forca që i ka dhënë vendit shumë për ta drejtuar andej nga duhet dhe tashmë kemi ardhur në një pikë që forca politike nuk funksionon, po as vendi jonë nuk qeveriset”, tha Dade.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe më herët ish-deputetja e PS-së ka deklaruar se nën qeverisjen e Edi Ramës, skandalet ndjekin njëri – tjetrin.

J.V/Dosja.al

Shto Koment