Rajoni

“Të largohen nga retorika nacionaliste”, Zaev: Mund të formojmë qeveri me BDI-në dhe koalicionet e tjera shqiptare

Ai nuk tregoi nëse nga një marrëveshje me këto dy parti shqiptare, por shtoi se për të formuar qeverinë duhet të largohen nga retorika nacionaliste.
Featured image of article: “Të largohen nga retorika nacionaliste”, Zaev: Mund të formojmë qeveri me BDI-në dhe koalicionet e tjera shqiptare Zoran Zaev, kreu i LSDM-së

MAQEDONI E VERIUT– Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili është shpallur dhe fitues i zgjedhjeve të parakohshme është shprehur se mund të formojë një qeveri me Bashkimin Demokratik për Integrim, edhe me koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës.

Më tej mediat vendase shkruajnë se ai nuk tregoi nëse nga një marrëveshje me këto dy parti shqiptare, por shtoi se për të formuar qeverinë duhet të largohen nga retorika nacionaliste.

Kemi mundësi që të formojmë qeveri edhe me BDI-në edhe me Aleancën për Shqiptarët. Na duhet Qeveri stabile si garanci për ardhmërinë e saj. Kryeministrin e ka ai i cili i ka numrat. Nuk mundet të ketë kryeministër me 15 deputetë”, tha Zaev.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej ai shtoi se duhet formuar një qeveri e qëdrueshme, e cila do të sigurojë integrim në Bashkimin Evropian.

Takimet sot fillojnë. Do të takohem me të gjithë liderët politikë nga blloku politik shqiptar. Grupet e punës do të kenë edhe takime të rregullta gjatë kësaj periudhe edhe anëtarët e udhëheqësisë do të kenë takime të rregullta për koalicion të mundshëm. sapo të ketë përparim, ne menjëherë do të publikojmë”, tha Zaev.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment