Sport

Te Kukësi ndihen të vjedhur, Safet Gjici e ka me arbitrin Kola: Kamikaz! Do të kërkojmë…

Në takimin e djeshëm përballë Tiranës përfunduar me shifrat 0-0, drejtuesit e klubit verilindor kanë mbetur të pakënaqur nga vendimet e gjyqtarit kryesor
Featured image of article: Te Kukësi ndihen të vjedhur, Safet Gjici e ka me arbitrin Kola: Kamikaz! Do të kërkojmë… Safet Gjici

KUKËS-Te Kukësi ndihen të vjedhur. Në takimin e djeshëm përballë Tiranës përfunduar me shifrat 0-0, drejtuesit e klubit verilindor kanë mbetur të pakënaqur nga vendimet e gjyqtarit kryesor. Nuk ka vonuar shumë që kuksianët të tregonin pakënaqësinë e tyre rreth mënyrës se si ishte menaxhuar ndeshja nga kryesori Klajdi Kola dhe asistentët e tij.

Gjithçka lidhet me golin që iu  anulua sulmuesit Eze, të cilin klubi e ka postuar në faqen e vet në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje FSHF-së dhe Ligës Profesioniste të merrte masat e duhura që të mos përsëriteshin më ngjarje të tilla. Reagim të fortë  ka pasur edhe Safet Gjici, kryebashkiaku i Kukësit dhe presidenti i nderit, i ka quajtur arbitrat kamikazë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ky lloj gjykimi ul përformancën, hedh dëm miliona lekë, devijon garën dhe u merr gjakun e djersën atyre futbollistëve në fushë. Ky është maskarallëk. Urgjent do kërkojmë përjashtimin e kësaj treshe arbitrash, të cilët duhet të bëhen shembull që të mos ndodhë më ky lloj arbitrimi. Nuk mund të pajtohemi me këtë lloj trajtimi”, shkruhet në deklaratën e Gjicit.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment