Sport

Te Kukësi lojtarët kërkojnë paratë/ Shkurtaj s’pranoi uljen e pagës, Safet Gjici ja thotë troç: Nuk të pyet kush, mos kërko rrogë të plotë!

Vasil Shkurtaj, nuk ka rënë dakord për uljen e pagës dhe për këtë vetë Gjici ka qenë disi i ashpër në komentin e tij.
Featured image of article: Te Kukësi lojtarët kërkojnë paratë/ Shkurtaj s’pranoi uljen e pagës, Safet Gjici ja thotë troç: Nuk të pyet kush, mos kërko rrogë të plotë! Safet Gjici dhe Vasil Shkurtaj

TIRANË- Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici, ka qenë i pranishëm në “Fan Zone”. Për ta nisur me temën më të prekshme me ndikimin e pandemisë në futboll.Futbollisti i verilindorëve, Vasil Shkurtaj, nuk ka rënë dakord për uljen e pagës dhe për këtë vetë Gjici ka qenë disi i ashpër në komentin e tij.

“Shkurtaj nuk është dakort për reduktim të pagave? Po jo se nuk ishte dakort, se nuk do e pyesi kush Shkurtajn, pasi nuk ka pasur aktivitet dhe kjo po ndodh në klubet më të mëdha në Europë e jo më në Shqipëri. Sigurisht që nuk mund të marrin pagat e plota sepse nuk po punojnë, si mund ta kërkosh të plotë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Futbollistët nuk mund të kërkojnë 100% të pagës kur nuk janë në punë, nuk mund të ndodhë. Unë mendoj se duhet të bien dakort të gjitha skuadrat dhe do të ketë shkurtime të pagave kur janë në shtëpi.”

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment