Politike

“Të kthehet në 4 tek gruaja dhe kalamajtë”/ Neritan Ceka: Basha është i duhuri, di të qeshë, s’ka nevojë të rrijë me eskortë rrugëve

VIDEO
I ftuar në emisionin “Aktualitet”, Ceka tha se Shqipëria ka nevojë për një burrë që të dalë në orën 08:00 nga shtëpia dhe në orën 16:00 të jetë tek gruaja dhe kalamajtë.
Featured image of article: “Të kthehet në 4 tek gruaja dhe kalamajtë”/ Neritan Ceka: Basha është i duhuri, di të qeshë, s’ka nevojë të rrijë me eskortë rrugëve Neritan Ceka dhe Lulzim Basha

TIRANË– Studiuesi dhe politikani, Neritan Ceka ka deklaruar se Lulzim Basha është njeriu i duhur për Shqipërinë.

I ftuar në emisionin “Aktualitet”, Ceka tha se Shqipëria ka nevojë për një burrë që të dalë në orën 08:00 nga shtëpia dhe në orën 16:00 të jetë tek gruaja dhe kalamajtë.

Sipas Cekës, këtë gjë mund ta bëjë Basha dhe mund të bëjë që popullsia e Shqipërisë të shkojë nga 2 milionë në 4 milionë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rikthimi tek një burrë i urtë, është rikthimi tek një popull që ishte 4 milionë dhe shkoi në 2 milionë. Kemi nevojë për një njeri që del në punë nga ora 8 dhe ikën në shtëpi në orën 4. Të kthehet tek gruaja tek kalamajtë si gjithë të tjerët, s’ka nevojë të qëndrojë gjithë natën me eskortë rrugëve. Bashën e kam njohur personalisht edhe kur ka qenë ministër, ky është lideri, ju bënë të gjitha akuzat, ja ku është sot, lideri duhet të buzëqeshi, ky tjetri di të qesh apo jo. Listat e hapura janë vettingu, nëse del me lista të hapura, mandatet i jep populli. Të hiqet mendimi se do të shkoj në parlament të flas në gjuhën e popullit, populli kërkon të flitet me program. Të zgjidhen personazhe që kanë kapacitete dhe profesione të caktuara, jo emra njerëzish,”– tha Ceka ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment