Aktualitet

“Të keqen e kemi kaluar”/ Mjeku Genc Sulçebe: Arma më e fortë ndaj Covid-19, sistemi imunitar. Çdo mikroorganizëm e ka si lojë fëmijësh

Mjeku tha se sistemi imunitar i njeriut ka evoluar dhe se tanimë është i aftë që të përballojë çdo mikroorganizëm të huaj që mund të futet në sistem duke shtuar se beson që rastet në vend do të bien, si pasojë edhe të izolimit për shkak të muajit të Ramazanit.
Featured image of article: “Të keqen e kemi kaluar”/ Mjeku Genc Sulçebe: Arma më e fortë ndaj Covid-19, sistemi imunitar. Çdo mikroorganizëm e ka si lojë fëmijësh Genc Sulçebe

TIRANË– Mjeku imunolog Genc Sulçebe, i ftuar në emisionin “Provokacija” ka folur lidhur me pandeminë e koronavirusit në vend. Sulçebe tha se arma më e fortë që ka rritur numri e të shëruave nga koronavirusi në Shqipëri është pikërisht sistemi imunitar.

Mjeku tha se sistemi imunitar i njeriut ka evoluar dhe se tanimë është i aftë që të përballojë çdo mikroorganizëm të huaj që mund të futet në sistem duke shtuar se beson që rastet në vend do të bien, si pasojë edhe të izolimit për shkak të muajit të Ramazanit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këtu mjekimi më i mirë është sistemi imunitar njerëzor i cili ka evoluar në mënyrë të tillë që çdo mikroorganizëm të huaj e ka si lojë fëmijësh, sepse janë përballur me viruse të ndryshe.  Sistemi imuniar kodohet nga gene, dhe genet nuk janë njësoj në gjithë botën. Nëse do vinte një virus që geni s’do reagonte mirë, do shuhej specia njerëzore. Ka shumë faktorë për numrin e lartë të të shëruarve. Më duken pak qesharake të numërosh të shëruarit. Ata që nuk pësojnë përfundim fatal, shërohen, nuk mbeten të sëmurë. Nuk bëhet kronike kjo sëmundje.  Unë kam besim nga vera, muaji i ramazanit që sjell më shumë izolim, të gjithë këtë faktorë do dobësojnë virusin. Të keqen e kemi kaluar. Vala e parë është kryesorja. Pastaj mbeten ato turbullirat që vazhdojnë”, tha Sulçebe.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment