Showbiz

“Të këpusin vajzat e Klanit, e të të fërkoj unë!” Gruaja e ‘kaubojsit’ një xheloze e tmerrshme, Ndocaj: Ka 4 sy (Video)

I ftuar këtë të shtunë në studion e “Rudina”, së bashku me partneren e tij në kërcim Kejvina Kthella, ish-deputeti zbuloi gjithashtu se kur kishte marrë ftesën për të qenë pjesë e spektaklit, Ndocaj i kishte vënë një kusht regjisores Vera Grabocka.

TIRANË– “Shko, por mos provoko”, ishte kjo porosia që i dha Valentina, bashkëshortit të saj Eduart Ndocaj përpara se ky i fundit të bëhej pjesë e spektaklit Dance With Me, në Televizionin Klan.

I ftuar këtë të shtunë në studion e “Rudina”, së bashku me partneren e tij në kërcim Kejvina Kthella, ish-deputeti zbuloi gjithashtu se kur kishte marrë ftesën për të qenë pjesë e spektaklit, Ndocaj i kishte vënë një kusht regjisores Vera Grabocka.

E kishim kusht me Vera Grabockën në fakt që ta bindte nusen ajo. Ia dhashë unë kusht Verës, që nëse e bind unë vij. Dhe patëm një drekë dhe arriti ta bindi. Porosia e saj ishte: Shko, por mos provoko”.

Nuk i kam sjellë pak probleme në fakt. Natën e dytë duke ngritur atë vajzën (balerinën) mbi sup, këputa pak mish. Nuk arrita të bëj prova dhe ika në Itali, ndenja deri të dielën. I thashë nuses, më fërko. Po tha, të këpusin shpinën vajzat e Klanit, e do të të fërkoj unë? Gjithsesi arriti të më shërojë,”- tregoi Ndocaj.

Ndërkohë, zonja Valentina në një video mesazh të përcjellë në studion e “Rudina”, uroi dyshen për kupën që rrëmbyen të hënën e shkuar në spektakël, ndërsa nuk la pa i kujtuar se e ndjek gjatë gjithë kohës.

Mirmëngjes shpirt. U gëzova shumë për çmimin që morët mbrëmë. Ju meritoni kaq edhe më shumë. Ishte një 10 e merituar, të përqafoj. Bëj kujdes, sepse unë të vëzhgoj”.

“Ka 4 sy“, tha me humor Ndocaj.

Marrë nga TvKlan

(f.m/dosja.al)

Shto Koment