Showbiz

“Të kam mbështetur kur s’të dh*ste njeri”, Roza Lati ‘shpërthen’ keq ndaj Encës: Je fundi i bishtit kavallit (FOTO)

Roza Lati është revoltuar keq, pas deklaratës që Enca Haxhia bëri në emision për moderatoren, dhe ka shkruar disa fjalë për të.
Featured image of article: “Të kam mbështetur kur s’të dh*ste njeri”, Roza Lati ‘shpërthen’ keq ndaj Encës: Je fundi i bishtit kavallit (FOTO) Moderatorja, Roza Lati dhe këngëtarja, Enca Haxhia.

TIRANË Roza Lati u duk sikur e hodhi pas krahëve deklaratën e Encës në “Xing me Ermalin”, por jo. Moderatorja ka vendosur të reagojë ndaj saj duke u shprehur në rrjete sociale. Gjithçka nisi nga një deklaratë e Trejsi Sejdinit në emisionin e Roza Latit “Why Not?”.

Trejsi Sejdini përmendi emrin e Encës në emision, ku me thumbim i përmendi kilogramët e tepërta. Aq u desh që të plasmin diss-et në rrjet, mes saj dhe këngëtares, ku u përfshi dhe Uindi Haxhia. Por, Encës s’i kishte dalë e keqja dhe e ftuar në “Xing me Ermalin” thumboi jo vetëm Trejsi Sejdinin, por edhe Roza Latit.

Enca u shpreh lidhur me Trejsi Sejdinin dhe Roza Latin se vajzat që shprehen me fjalor të tillë i vë vizën duke ju drejtuar në këtë mënyrë edhe moderator.

Aq është dashur që Roza Lati të shpërthejë keq në rrjete sociale kundrejt këngëtares.

“Është e vërtetë vetëm pjesa që unë artistes në fjalë i kam bërë ftesën për në studion time, sepse kam qenë e para që e kam mbështetur këtu e 7 vjet më parë, kur kam patur emisionin tim të parë televiziv “Fun Page”. Atëherë kur s’te dhiste njeri, ishte kjo Roza Lati që të ngriti zërin dhe të dha suport, duke thënë ‘degjojeni s’e do bëhet dikushi’. Sapo mori famën artistja, nuk shkeli më tek unë. Sidoqoftë unë nuk jam kaq negative sa të bëj komplote e të marr në studio dikë tjetër veç për t’u sul ty. Vetëm në një pyetje është përmendur kjo artistja madhe, që s’po ja shoh fytyrën në asnjë poster te Tiranës u bë tash e sa kohë. Dhe atë pyetje e bënë fansat. Jo une, jo Trejsi, jo Why not. Fansat e tu vogëlushe. Pra në mbyllje artiste mos i jep kaq shumë rëndësi vetes. Për ofendimin që më ke bërë mua, duke i dhënë kaq shumë rëndësi vetes, ke treguar vetëm një frymë inferioriteti, ligësie, që përtej syçkave të bukura dhe formave të tua fizike që janë endrra jote me sytë hapur në instagram, bën veten protagoniste, kur je fundi i fundit te bishtit të Kavallit në botën tonë, në boten time,”- shkruan Roza Lati ndër të tjera në profilin e saj në InstaStory.

(R.L/Dosja.al)

 

 

Shto Koment