Politike

“Të ka mbetur ora tek një pyetje”/ Agron Shehaj humb kontrollin para pyetjes për Berishën, Rakipllari: Do e mbash në grupin parlamentar apo jo? Deputeti i zgjedhur: Detyrova Ramën që ndryshonte qeverinë, ti thua…

VIDEO
Ky i fundit tha se Rakipllarit i ka mbetur ora tek një pyetje, teksa nisi të ngrinte tonet në studio. Ai tha se ka denoncuar korrupsionin më të madh në Shqipëri dhe ka detyruar kryeministrin Edi Rama të ndërronte qeverinë.
Featured image of article: “Të ka mbetur ora tek një pyetje”/ Agron Shehaj humb kontrollin para pyetjes për Berishën, Rakipllari: Do e mbash në grupin parlamentar apo jo? Deputeti i zgjedhur: Detyrova Ramën që ndryshonte qeverinë, ti thua… Agron Shehaj

TIRANË– Agron Shehaj, kandidat për kryetar të Partisë Demokratike dhe Robert Rakipllari janë përplasur një natë më parë teksa flisnin për Berishën. Teksa ishin të ftuar në “Opinion”, Rakipllari e pyeti Shehajn nëse do ta mbante ish-kryeministrin Sali Berisha në grupin e tij parlamentar nëse zgjidhej kryetar i PD-së, por Shehaj nuk përgjigjej. Ky i fundit tha se Rakipllarit i ka mbetur ora tek një pyetje, teksa nisi të ngrinte tonet në studio. Ai tha se ka denoncuar korrupsionin më të madh në Shqipëri dhe ka detyruar kryeministrin Edi Rama të ndërronte qeverinë.

Pjesë nga biseda:

Robert Rakipllari: Ju keni mundësi të bëni diçka, po thoni që Partia Demokratike ka folur shumë pak për korrupsionin dhe ju thoni që do ta merrni drejtimin e kësaj partie, kur në fakt ish-drejtuesin e PD-së dhe ish-kryeministrin e ka shpallur Departamenti Amerikan i Shtetit non grata….ju thoni që për këtë nuk kam asnjë koment. Pse të mos besojmë ne që kjo është është thjesht një retorikë për të marrë…

Agron Shehaj: Cilën? Luftën ndaj korrupsionit? Ta shpjëgoj unë…Rastin më të rëndë të korrupsionit e kam denoncuar unë, ishte çështja e Unazës që e detyroi Ramën që të ndryshonte gjysmën e qeverisë. Kam qenë i vetmi që dola të protestoja tek Rruga e Kombit për traun. Mua më duken të mjaftueshme

Blendi Fevziu: Ka protestuar edhe PD-ja

Agron Shehaj: Më fal një sekond…nuk jam përfshirë në asnjë aferë korruptive edhe pse unë jam sipërmarrës.

Robert Rakipllari: Këtë s’e dime ne. Ky është një rast për të mbajtur një qëndrim, ju s’e mbani

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Agron Shehaj: Unë e mbajta

Robert Rakipllari: Ma thuaj qëndrimin, the s’kam qëndrim

Agron Shehaj: Të thashë që është një vendim politik nga DASH, nuk ëhstë dënuar Berisha për korrupsion…Atëherë nuk më thua dot mua që nuk jam i besueshëm. Më fal të mbaroj se të ka mbetur ora tek një pyetje.

Robert Rakipllari: Ore Sali Berisha do të jetë në grupin parlamentar të PD-së apo jo…kjo është pyetja…

(f.mdosja.al)

Shto Koment