Bota

“Të infektuarit anashkalonin vaktet”, ekspertët britanikë: Humbja e oreksit mund të jetë simptomë e Covid-19 tek fëmijët nën 18 vjeç

Featured image of article: “Të infektuarit anashkalonin vaktet”, ekspertët britanikë: Humbja e oreksit mund të jetë simptomë e Covid-19 tek fëmijët nën 18 vjeç Foto ilustruese
Përditësuar:

BRITANI E MADHE– Pandemia e koronavirusit ka “pushtuar” botën që prej muajit janar të këtij viti, por ende nuk dihet edhe për sa do të vijojë kjo situatë e vështirë.

Ndonëse shumë mjek dhe ekspertë të shëndetësisë kanë deklaruar se fëmijët nuk janë të rrezikuar nga koronavirusi, një studim i zhvilluar sëfundmi tregon se një e treta e fëmijëve të moshës nën 18 vjeç vuajnë nga humbja e oreksit, sepse mund të jenë të infektuar me koronavirus, shkruan Dailymail.

Të gjithë prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi nëse fëmija kthehet në shtëpi dhe nuk e ka ngrënë ushqimin që i dhatë me vete para se të shkonte në shkollë, jini të vëmendshëm, sepse kjo mund të jetë një shenjë e infeksionit. Një skuadër nga kolegji ‘King’ në Londër ka monitoruar qindra fëmijë të infektuar me Covid-19, duke përdorur aplikacionin gjurmues të simptomave të virusit.

Ekspertët kanë zbuluar se shumica e të rinjve që testojnë pozitivisht nuk tregojnë shenjat e zakonshme të virusit, siç janë kolla e vazhdueshme, ethet ose humbja e aftësisë për të nuhatur apo për të shijuar.

Ata zbuluan se shumica e të rinjve me virus kishin tendencë të anashkalonin vaktet, të vuanin nga dhimbja e kokës dhe të ndiheshin të rraskapitur. Aplikacioni gjithashtu zbuloi se një në gjashtë fëmijë nën moshën 18 vjeç hasin disa simptoma të tjera, siç është skuqja e lëkurës, e cila u shkakton kruajtje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjetjet bazohen në të dhënat që u mblodhën nga vëzhgimi i 198 fëmijëve, të cilët testuan pozitivë, si dhe nga vëzhgimi i 15,800 të tjerëve të cilët testuan negativë ndaj virusit. Ekipi zbuloi se më shumë se gjysma e fëmijëve të infektuar nuk shfaqën asnjë simptomë të zakonshme që lidhet me virusin.

Të paktën një e treta e tyre nuk shfaqën fare simptoma, duke forcuar edhe një herë gjetjet e mëparshme se shumë individë janë asimptomatikë. Pesë simptomat kryesore që u shfaqën tek fëmijët e infektuar nën 18 vjeç ishin: Lodhja, dhimbja e kokës, ethet, dhimbja e fytit dhe humbja e oreksit.

Aplikacioni zbuloi gjithashtu se një në gjashtë fëmijë shfaqën skuqje të lëkurës. Ky studim është bërë, pasi javën e kaluar, studiuesit në Irlandën e Veriut zbuluan se diarreja, të vjellat dhe dhimbjet e stomakut ishin më të zakonshmet tek fëmijët e infektuar me Covid-19, krahasuar me të rriturit.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment