Aktualitet

‘Të infektuar nga Shefi i Urgjencës’/ MSH jep të dhënat, Tomini: Testimi doli negativ, skenarët që kemi në zbatim për spitalet

Tomini sqaroi se protokolli klinik për fëmijët e prekur nga COVID-19 është miratuar dhe shtoi se spitali "Shefqet Ndroqi", është gati për të pritur pacientë të tjerë të infektuar.
Featured image of article: ‘Të infektuar nga Shefi i Urgjencës’/ MSH jep të dhënat, Tomini: Testimi doli negativ, skenarët që kemi në zbatim për spitalet Eugena Tomini, perfaqesuese e ISHP

TIRANË- Asnjë nga punonjësit të Urgjencës Kombëtare nuk rezulton i infektuar me koronavirus. Eugena Tomini, përfaqësuese e Institutit të Shëndetit Publik raportoi sot edhe në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe bëri me dije se nga stafi i Urgjencës përveç shefit, Skënder Brataj, të tjerët janë të paprekur. “Nga testimet, vetëm Brataj ka dalë pozitiv nga stafi i Urgjencës.”, –tha Tomini në një komunikim me gazetarët.

Tomini sqaroi se protokolli klinik për fëmijët e prekur nga COVID-19 është miratuar dhe shtoi se spitali “Shefqet Ndroqi”, është gati për të pritur pacientë të tjerë të infektuar.

“Kemi 4 fëmijë. Tek pediatria ka një pavion të veçantë të Infektivit. Sipas skenarëve, spitali “Shefqet Ndroqi” po transferon pacientët në Spitalin e Elbasanit, ndërsa Senatoriumi do të jetë COVID2. Ka gjithë setin e mjeteve mbrojtëse çdo mjek. Protokolli klinik për fëmijët është i miratuar, struktura është e ngritur, në momentin e duhur do viheni në dijeni.”-tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata u bë pas përditësimit zyrtar të të dhënave për të prekurit me COVID-19 në Shqipëri. 174 janë të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment