Politike

“Të hiqet taksa në Rrugën e Kombit”, zbulohet porosia që zëvendës kryeministrja e Kosovës i la Braçes

Mësohet se në takim është diskutuar rreth përgatitjes për mbatjen e mbledhjes së dy qeverive që pritet të zhvillohet në muajin shtator në Shkodër dhe do të firmosen disa marrëveshje.
Featured image of article: “Të hiqet taksa në Rrugën e Kombit”, zbulohet porosia që zëvendës kryeministrja e Kosovës i la Braçes Foto nga takimi

TIRANË- Zëvendës Kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj ka zhvilluar sot një takim në Tiranë dhe është takuar me zëvendës kryeministrin Erion Braçe. Mësohet se në takim është diskutuar rreth përgatitjes për mbatjen e mbledhjes së dy qeverive që pritet të zhvillohet në muajin shtator në Shkodër dhe do të firmosen disa marrëveshje.

Gjatë takimit Halimaj kërkoi nga qeveria shqiptare që të shikoj mundësitë për pezullimin e taksës në Rrugën e Kombit për qytetarët e Kosovës, për së paku dy muaj, deri më 15 shtator.

Po ashtu, ajo ka kërkuar që të eliminohen të gjitha pengesat që po pamundësojnë realizimin e marrëveshjeve të arritura më herët; siç është funksionalizimi i plotë i pikës doganore në Durrës, unifikimi i kodit doganor, njohja e dokumentacioneve reciproke për export dhe import, si dhe kërkesën e odës së farmacistëve të Kosovës për listën e çmimit të barnave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër Braçe u zotua se do ta ngre si shqetësim mbledhjen e ardhshme të qeverisë së Shqipërisë, që pritet të mbahet këtë javë. Po ashtu ai shprehu angazhimin e tij dhe vullnetin në realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment