Politike

Të hetohet Rama?! Tahiri: Të mos kursehet askush, ç’është kjo parti që harxhon miliona euro

  • Trafiku i drogës, Prokuroria kërkon 8 vite burg për Tahirin dhe Jaeld Çelën, shtyhet gjyqi më 19 shtator
  • Tahiri u shpreh se nëse ekziston një pretendim se janë harxhuar miliona euro në fushata atëherë duhet të hetohen të gjithë.

    TIRANË– Ish-ministri Saimir Tahiri mbajti një deklaratë përpara mediave pasi Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu seancën e tij për në datën 19 shtator.

    I pyetur për faktin që gjatë seancës është përmendur edhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe nëse kjo gjë ishte një ftesë e Prokurorisë për ta hetuar apo ironi, ish-ministri u shpreh se nuk duhet të kursehet askush.

    Ai shtoi më tej se bazuar në përgjimet, nëse ekziston një akuzë e vërtetë se janë harxhuar 20 mln euro në fushata, duhet të hetohen të gjithë. Më tej ai shtoi se të gjithë e dinë se është një përgjim ordiner.

    Unë kisha një muaj në detyrë. Më akuzonin se harxhoja 20 mln euro në fushatë. Thashë që Prokuroria duhet të hapte një hetim dhe të mos kursente asnjë njeri. Nëse ka një pretendim që harxhoja 20 mln euro në fushatë, që në atë kohë unë kisha një muaj në detyrë dhe dy trafikantë bisedonin ai merr 5 milionë euro në muaj, atëherë nëse e merr seriozisht ketë përgjim, thash që nuk duhet të kursente njeri pa hetuar.

    Ç’është kjo parti dhe këta njerëz që harxhojnë kaq para? Por ata e dinë që është një përgjim thashethem dhe ordiner…

    E thashë dhe e përsëris që Prokruroria ka pasur 2 vjet kohë ta hetonte,”- tha Tahiri ndër të tjera.

    Gjatë mbrojtjes në Gjykatë, Tahiri u shpreh se nëse do të egzistontë një akuzë e tillë, Prokuroria duhet të kishte shkruar te ai dhe Rama dhe të bënte namin.  “Ata flasin për 5 mln euro që fitoj dhe 20 mln që i marr në zgjedhje. Pse s’ka ardhur prokuroria tek unë dhe tek Rama që të bënin namin…?”- tha ish-ministri. 

    Pas 7 orësh, shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Gjykata vendos për fatin e tij më 19 shtator. Nga ana tjetër, Prokuroria ka dhënë pretencën për të. Organi i akuzës kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela. Gjatë seancës, Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat e organit të akuzës. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment