Virale

Të heqësh tapën e shishes me këmbë, kjo është sfida e re që po çmend rrjetin (VIDEO)

"The Bottle Cap Challenge" kjo është sfida më e re që po çmend rrjetin. Në të janë përfshirë edhe personazhe të famshëm.
Featured image of article: Të heqësh tapën e shishes me këmbë, kjo është sfida e re që po çmend rrjetin (VIDEO) "The Bottle Cap Challenge"

Kur sapo lamë pas “10 years challenge” ku të gjithë krahasuam veten se si dukeshim një dekadë më parë, rrjeti nuk ka pritur dhe ka prodhuar sfidën e re.

“Si të heqësh tapën e shishes me këmbë” (The Bottle Cap Challenge) është sfida më e re që po çmend rrjetin duke detyruar personazhe të famshëm që ta provojnë.

Sfida është se si të heq kapakun me një goditje pa e rrëzuar shishen. Videot me shishen e kapakut filluan të qarkullonin gjerësisht në grupet e personave që merren me rrjete sociale, mirëpo origjina e sfidës ende mbetet e paqartë.

Ajo mund të ketë filluar nga Farabi Davletchin, një kampion kazak në Taekwondo.

Javën e kaluar, z. Davletchin postoi një video në Instagram me hashtag #farakickschallenge duke  sfiduar Jason Statham, Conor McGregor, Jean-Claude Van Damme dhe Jackie Chan.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment